Mesazhi i Papës për Krishlindje nga Vatikani: Paqe në Palestinë

481
Papa Françesku ka bërë thirrje për paqe dhe pajtim gjatë dhënies së mesazhit “Urbi et Orbi”, në bazilikën e Shën Pjetrit.
Ati i Shenjtë mbështeti fillimisht rezolutat për paqe të OKB-së në Siri dhe Libi, teksa nënvizoi se në vendet e konfliktit duhet të ketë përpjekje për të vendosur dialog dhe për t’i dhënë fund luftës.
Ai ftoi izraelitët dhe palestinezët që të ndalojnë aktet e dhunës.
Papa Francesku dënoi terrorizmin në vende si Francë, Egjipt, Tunizi dhe Mali, duke i cilësuar këto veprime si brutale.
Ati i shenjtë gjatë fjalës së tij, përmendi edhe krizën e emigrantëve duke thënë se të gjithë duhet të bashkohen për t’i krijuar refugjatëve një mjedis të ri për të jetuar.
Ai tha se këtë ditë të gjithë duhet t’i gjenden pranë të papunëve, teksa ka kërkuar prej qeverive dhe shtresës së pasur që të bëjnë diçka për personat që u nevojitet një punë.
Në mbyllje, Papa Francesku i uroi të gjithve Krishtlindje të gëzuara.
Sigal