Mbetet në tentativë përpjekja për të kaluar kufirin ilegalisht, shoqërohen 7 sirianë në Dibër

105

Policia e Dibrës ka shoqëruar 7 shtetas sirianë, që po tentonin të largoheshin në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë.

Ata dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në një nga vendet e BE-së.

Shtetasit sirianë janë shoqëruar në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës, ndërkohë që Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit që i ka sjellë në Dibër.

Njoftimi i Policisë:

Bashkëpunimi me qytetarët parandalon një rast të kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme.

Policia e Dibrës, pas informacionit të marë nga qytetarët për disa shtetas të huaj që po tentonin të largoheshin në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ka organizuar punën duke bërë lokalizimin dhe vendndodhjen e tyre.

Policia ka bërë shoqërimin e 7 shtetasve sirianë, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në një nga vendet e BE-së.

Shtetasit sirianë janë shoqëruar në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës, ndërkohë që Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit që i ka sjellë në Dibër dhe që do t’i transportonte në drejtim të kufirit me Maqedoninë, kundrejt fitimit.