Erisa Xhixho: Degradimi dhe rënia shtetit të së drejtës u noterizua sot

444
Sigal

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho me anë të një postimi në facebook, ka reaguar për situatën e krijuar për antarët e rinj të Gjykatës Kushtetuse. Ajo shprehet se maxhoranca goditi dhe shkatërroj përfundimisht reformën në drejtësi dhe rrënoj autoritetin ,besimin e institucionit më të rëndësishëm të vendit që mbron kushtetutën dhe të drejtat e njeriut siç është Gjykata Kushtetuese.

Postimi:

Dhe kur kjo bëhet nga juristë që pretendojnë të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kjo është më shumë se çmenduri.

Kjo maxhorancë goditi dhe shkatërroj përfundimisht reformën në drejtësi dhe rrënoj autoritetin ,besimin e institucionit më të rëndësishëm të vendit që mbron kushtetutën dhe të drejtat e njeriut siç është Gjykata Kushtetuese.

Kushtetuta e Shqiperisë parashikon këtë proçedurë të marrjes së detyrës dhe komentet e çdo proçedurë tjetër është thjeshtë antikushtetuese dhe rrëshkitje drejt diktaturës së një individi kundër çdo vlere demokratike.
Neni 129
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.

Rezfuzimi i ketij modeli diktatorial antikombëtar është detyrë e çdo qytetari të lirë që beson ende te një shqipëri europiane.