Mbetën në kanionet e Himarës nëpër natë, publikohen pamjet si u shpëtuan 2 turistet gjermane

102

Policia e Shtetit publikoi sot pamjet se si i kishte gjetur dhe ndihmuar dy turistet gjermane, të cilat kishin humbur rrugën në kanionin e Gjipesë në Himarë

Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja gjermane J.M dhe K.U, 37-vjeçare, duke eksploruar zonat malore të kanionit të Gjipesë, Himarë kishin humbur rrugën e kthimit dhe kishin  ngelur të bllokuara.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Policisë Himarë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Zjarrëfikëset e Bashkisë, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre.

Pas 3 orë kërkimesh, gjithashtu nëpërmjet pajisjeve speciale është bërë e mundur gjetja e tyre në një terren shumë të vështirë të këtij kanioni.

Të dyja turistet nuk kishin pësuar asnjë lëndim dhe qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Ato falënderuan Policinë dhe zjarrfikësit për angazhimin dhe ndihmën e dhënë.