Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Same”.
Përndoqi një 31-vjeçare, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Përndjekja”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 31-vjeçare se një shtetas e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Same”, për kapjen e tij.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi L. H., 41 vjeç, banues në Vorë.
Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur të njëjtën shtetase.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.