Mashtrimi për armet, i 14 ministrave të Brendshëm

1019
Sigal

 

 

 

Historia e armatosjes së popullatës në 6 muajt e protestave anti-fajde në
janar-qershor 1997 dhe e përpjekjeve të shtetit për çarmatimin

 

Betimet e 14 ministrave të brendshëm në vitet 1997-2016, për çarmatosjen e
popullatës 

 

Përparim HALILI

 

Sipas të dhënave që disponojnë OJF-të,
të cilat kanë përlarë miliarda fonde nga shteti shqiptar dhe nga
ndërkombëtarët, thuhet se afro 70% e popullatës është e armatosur, minimalisht
me “1 armë e 1 krehër fishekë ilegalë në shtëpi e në biznes”, si “mjet” për
vetëmbrojtje jete e pasurie, por shumica edhe për krime

 

Dihet tashmë, se prej cilës
situate të rëndë social-ekonomike, politike e shtetërore me humbje të plotë
kontrolli e anarkie popullore, u krijua lehtësia për të hapur depot e ushtrisë,
duke u vetë-armatosur populli. Qysh prej 6 muajve të parë të vitit 1997, kur depot
dhe tunelet e municioneve luftarake në rezervë u braktisën prej ushtrisë, u shpërthyen
dhe u plaçkitën prej popullit nën zemërimin dhe revanshin e rrëmujshëm rebelues
të shkaktuar nga humbja e kursimeve dhe pasurive në firmat piramidale, armët
kaluan dhe gjenden në duart e popullatës. Çfarë qëndrimi është mbajtur ndaj këtij
problemi të madh pasigurie, me pasojë krimin njerëzor?

 

Fakti/ 19 vite armatosja e
popullatës, vetëmbrojtje dhe krime

 

Nisma për çarmatosjen e popullatës nga armët e rrëmbyera
gjatë 6 muajve të rebelimit të vitit 1997 dhe e armëve të futura në 19 vite
nëpërmjet trafiqeve e botës së krimit nga jashtë kufirit, duhet thënë se është
pozitive e duhet përshëndetur. Është shqetësim armatosja masive e popullatës
prej 19 vitesh që nga ’97-ta, mbasi siç dihet ka shkaktuar shumë krime, shumë
vrasje, plagosje, kërcënime për jetën, pasiguri publike e komunitare, me pasojë
edhe shumë krime vetëgjyqësie, grabitje bankash, shkollash, biznesesh,
familjesh, pronash, pengmarrje, krime në familje, trafiqe armësh e municionesh.
Sipas të dhënave që disponojnë OJF-të që kanë përlarë miliarda fonde nga shteti
shqiptarë dhe nga ndërkombëtarët, thuhet se afro 70% e popullatës është e armatosur,
minimalisht me “1 armë e 1 krehër fishekë ilegal në shtëpi e në biznes”, si
“mjet” për vetëmbrojtje jete e pasurie, por shumica edhe për krime.
Ndërsa dihet
se çfarë sasie e lloje armatimi dhe municioni janë plaçkitur në depot e ushtrisë,
nuk dihet konkretisht se në cilat “duar” grupesh e individësh, kanë përfunduar
këto armë e municione luftarake, shumica edhe të shitura në tregun e zi të armëve
jashtë kufijve të Shqipërisë! Rebelimi i vitit 1997,
 i njohur ndryshe edhe si “Kriza piramidale apo Anarkia në Shqipëri”, ishte
një lëvizje anti-qeveritare që filloi më 24 Janar në Lushnjë dhe përfundoi më 
24 Korrik 1997, me shkak falimentimin e
firmave piramidale, në të ciklat u zhdukën mbi 1,2 miliardë dollarë kursime e
pasuri të shqiptarëve. ndërsa dolën në
protesta për të kërkuar lekët, shqiptarët morën armët nëpër depot e ushtrisë
dhe nisën terrorin brenda komunitetit, duke mos i rikthyer ato edhe pse qeveria
korrikut 1997 e nisi punën me thirrjen për dorëzimin e armëve, por që pasi u
dorëzuan vetëm disa armë, miliona të tjera dhe mijëra arka me municione
luftarake nuk u rikthyen. Këtë thirrje e bëri dy ditë më parë edhe ministri
Saimir Tahiri, i 14-ti ministër i brendshëm qysh prej korrikut 1997!

 

Ja projekti
“Tahiri-BE-OKB” për çarmatosjen e shqiptarëve

 

Në një aktivitet të mbajtur 2 ditë më parë në Ministrinë
e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Kombet e
Bashkuara, ministri Saimir Tahiri shpalosi projektin e tij për çarmatosjen e
popullatës, duke folur në emër të paqes dhe sigurisë komunitare e kombëtare
deklaroi, se duhet bërë e pamundura që qytetarët të jenë të sigurt dhe
garantuar larg kërcënimit të frikës dhe kërcënimit të armëve. Sipas tij, është
kjo arsyeja që bashkë me partnerët e Bashkimit Evropian dhe Kombet e Bashkuara,
do nisë një fushatë në çdo qytet, fshat, e shtëpi më shtëpi, për mbledhjen e
armëve pa leje. Ja pjesë nga fjala e ministrit Tahiri: “Nuk është detyrë e
lehtë, por është diçka që mund ta arrijmë bashkë. Unë shfrytëzoj këtë rast për
t’i bërë thirrje çdo qytetari të braktisë armën. Do bëjmë fushatë me të rinj
dhe të reja të mos bien pre e pasionit për të pasur një armë pa leje, që pastaj
sjell dhunë dhe pasoja të rënda. Punonjësit e policisë do shkojnë në shtëpi,
për t’i lajmëruar për rrezikun që vjen nga armët dhe të dorëzojnë armën. Kjo
fushatë është e përsëritur, por shtoi se është vetëm fillimi i një pune të
madhe që duhet bërë dhe se nesër mund të ketë një të ardhme më të mirë, duke
nisur nga sot. Fushata do të ishte e suksesshme, sikur edhe vetëm pesë njerëz
të binden në çdo qytet që të mos mbajnë armë të paligjshme dhe të mos i
përdorin ato. Edhe mua më ka rënë në sy, se si të rinj apo të reja, shpesh herë
artistë, akoma më shpesh këngëtarë, prezantohen si model pozitiv edhe kur i
shfaqen publikut, duke dalë me një armë në dorë, apo me gjerdane municioni. Në
fakt ky është një problem jo i vogël i shoqërisë për sot dhe për gjithçka duam
të bëhemi nesër. Unë do pëlqeja dikë që do i bënte jehonë një libri, një këngë,
një pikture më shumë sesa armës apo dhunës, apo konfliktit. Arma nuk është
pjesë e burrërisë, më shumë se dija, kultura, toleranca…”

—————————————-

Ja premtimet dhe betimet për mbledhjen e armëve, bërë
prej 13 ministrave të brendshëm gjatë viteve 1997-2016

 

1.     
Neritan Ceka: “Po e
nis detyrën time si ministër, me një premtim dhe betim publik përpara shqiptarëve,
duke i garantuar se brenda 3 muajve të detyrës do të mbledh gjithë armët që kanë
rrëmbyer shqiptarët”

2.     
Perikli Teta: Nuk
ka siguri jete, pune e biznesi me popullatë të armatosur, deklaroj se do te jem
ministri që do të çarmatosë popullatën dhe do mbyll çdo vrimë kufiri për futjen
në Shqipëri të armëve prej botës së krimit”

3.     
Petro Koçi: “Premtoj
dhe betohem sot në marrjen e detyrës së ministrit të brendshëm, se me projektin
tim të paqes së shqiptarëve, brenda 6 muajve do të mbledh jo vetëm armën, por
edhe fishekun e fundit që shqiptarët mbajnë në mënyrë të paligjshme”.

4.     
Spartak Poçi: “Mund
të mos realizoj asgjë gjatë periudhës që do të jem Ministër i Brendshëm, por ju
premtoj publikisht, se do arrij një objektiv madhor e të shumëpritur prej
shqiptarëve: brenda 1 viti, asnjë shqiptar nuk do të ketë armë as 10 metër të
fshehur nën tokë”

5.     
Ilir Gjoni: “Projekti
dhe objektivi im për paqen është çarmatosja e popullsisë, së bashku me
sensibilizimin nëpërmjet projekteve të OJF-ve, do të mbledhim armët brenda 6
muajve të detyrës time si ministër”

6.     
Stefan Çipa: “Edhe
unë si paraardhësit e mi ministra, deklaroj se detyrë primare do të kem
mbledhjen e armëve, me objektiv brenda 3 muajve të parë të detyrës si ministër”

7.     
Luan Rama: “Shteti
të veprojë me bazë ligjore, unë si ministër me vullnet e punë konkrete dhe
brenda 6 muajve çarmatosen gjithë shqiptarët.”

8.     
Igli Toska: “Sipas
logjikës së gjërave, armët duhet t’i mbledhin ata që i shpërndanë me paaftësinë
e tyre, por gjithsesi unë deklaroj para shqiptarëve, se brenda 4 muajve do të
zbuloj dhe sekuestroj çdo armë e municion që ka populli në duar”

9.     
Sokol Olldashi: “Çështja
e armëve që ka populli në duar, nëse kemi vullnet dhe dëshirë për të vendosur
rregullin, mblidhen e çohen në depot e shtetit dhe unë ju deklaroj, se do ta
realizoj këtë emergjencë brenda 3 muajve!”

10. 
Bujar Nishani: “Armët
nuk mblidhen me fjalime e parulla politike, por me strategji dhe sipas
projektit tim të studiuar e zbatuar tashmë, këtë problem do ta zgjidh brenda 5
muajve duke nisur nga sot!”

11. 
Lulzim Basha: “Armët
duhen mbledhur, ekspertët më kanë thënë ,se me veprim aktiv e bashkëpunues me
popullatën, armët mblidhen për 1 vit dhe unë i qëndroj këtij versioni me
premtimin tim për ta bërë realitet”

12. 
Flamur Noka: “Çarmatosja
e popullatës kërkon përkushtim e jo fjalë, kam angazhuar strukturat e policisë
e të pushtetit lokal, duke u lënë 3 muaj afat për të mbledhur armët.”

13. 
Saimir Tahiri: “Duhet
të çarmatoset popullata, duke shkuar shtëpi me shtëpi me aktivistë dhe këtë do
ta realizojmë me shumë shpejtësi..”.