Hapja e dosjeve, PD qëndrim të fortë në seancën e sotme plenare

472
Sigal

Grupi Parlamentar  i Partisë Demokratike do të mbajë  qëndrim të ashpër në seancën e sotme parlamentare,  për  atë që cilësohet përjashtim  i  opozitës nga autoriteti për informimin me  dokumentat e ish sigurimit të shtetit.

Kryetari Lulzim Basha,  në mbledhjen e grupit,  e konsideroi të pa pranueshëm përjashtimin e opozitës nga ky  autoritet.

Sipas tij  me dërgimin në kuvend të  dy kandidatëve të saj,  mazhoranca  po kërkon përjashtimin e opozitës nga ky proces i rëndësishëm, duke theksuar se për këtë janë informuar dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ndërkaq  Partia Demokratike të premten do mbledhë sërish Grupin Parlamentar  për të prezantuar një dokument të plotë se si duhet të menaxhohet buxheti  i shtetit, bashkë  me rekomandimet konkrete  të cilat do zyrtarizohen  në Kuvend.