Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për Erdet Çapokun i cili masakroi dy ditë më parë kunatën e tij, Enkeleda Çapoku.
Gjykata vendosi masën “Arrest me burg” për 34 vjeçarin.
34 vjeçari është shprehur para autoriteteve se ka pasur gjithmonë mosmarrëveshje me kunatën e tij, e cila sipas tij nuk e dëgjonte.
Çapoku është shprehur i penduar për vrasjen që kreu një natë në parë.
“Isha i nxehur dhe doja të nxirrja dufin.
Kam pasur moshmarrveshje gjithmonë me kunatën. Ajo nuk më respektonte dhe nuk më dëgjonte.
Jam penduar për vrasjen nuk duhet ta kisha bërë. Kur e pashë që po i dilte gjak nga koka u largova nga vengjarja dhe u fsheha te shtëpia e kusheririt në Laprakë”, është shprehur para autoriteteve 34 vjeçari.