Makina përplas këmbësorin në Kombinat, rëndë në spital

133

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë paradite, në Tiranë. Ngjarja është shënuar në zonën e Kombinatit, ku një makinë ka përplasur një këmbësor në rrugë.

Mësohet se i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit.