Lotaria Amerikane: Nisin nesër aplikimet, ja udhëzimet që duhet të dini për tu regjistruar

509
Sigal

Gazeta Telegraf/

Nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane duke filluar nga
dita e nesërme deri më
7
nëntor

Për të gjithë të interesuarit, Ambasada Amerikane ka
publikuar Udhëzimet për Regjistrimet për Lotarinë DV­2018.

Nëse doni të mos skualifikoheni që në fillim, kini parasysh të mos përdorni
fotot që i keni përdorur në aplikimet e shkuara dhe të mos dilni në foto me
syze.

“Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në
DV­2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju
do të skualifikoheni automatikisht. Regjistrimet për DV­2018 fillojnë më 4
Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016,
ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë”, – njofton Ambasada.

Regjistrimet për Programin e Lotarisë
DV-2018 duhet të kryhen në mënyrë elektronike në: “www.dvlottery. state.gov”.

Mos prisni deri në javën e fundit të
periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë
mbingarkesë të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara
nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë
periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të
sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët
që kanë aplikuar më shumë se njëherë gjatë një periudhe regjistrimi do të
skualifikohen.