Llalla në Durrës: Shkak për krimet e rënda, konfliktet për trafikun e drogës

86
Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaron se ngjarjet e rënda me të cilën është përballur ditët e fundit qyteti bregdetar i Durrësit kanë të bëjnë me aktivitetin e lëndëve narkotike.
“Këto ngjarje po i bëjnë karshillëk shtetit e institucioneve ligjzbatuese. Të mos i lejojmë këto grupe kriminale të dalin mbi ligjin por të vëmë një sahat e më parë para drejtësisë autorët dhe personat që kanë prirje kriminale. Duhet të zbardhim këto ngjarje që të kthehet normaliteti dhe besimi tek institucionet i qytetarëve shqiptarë’ ka thënë Llalla gjatë analizës një vjeçare të prokurorisë së Durrësit