Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e ministrave të rinj të qeverisë Rama duke firmosur gjithashtu shkarkimin e ministrave të mëparshëm.
Dekretet
Shkarkohet Delina Ibrahimaj si ministre e Financave dhe emërohet Ervin Mete.
Shkarkohet Olta Xhaçka si ministre e Jashtme dhe emërohet Igli Hasani.
Shkarkohet Frida Krifca si ministre e Bujqësisë dhe emërohet Anila Denaj.
Shkarkohet Ogerta Manastirliu si ministre e Shëndetësisë dhe emërohet Albana Koçiu.
Shkarkohet Evis Kushi si ministre e Arsimit dhe emërohet Ogerta Manastirliu.
Shkarkohet Edona Bilali si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe emërohet Delina Ibrahimaj.
Krijohet ministria e Pushtetit Vendor dhe ministër shteti emërohet Arbjan Mazniku.