Sport nga Agron Kaja/ Ish kapiteni i Kombëtares, Perlat Musta bën skanerin ‘Kuq e Zi’: Një fitore me Poloninë, jemi 99% të kualifikuar. Petrit Çilingiri: Garë e fortë edhe në Kategorin e Parë.  Ja ndeshjet dhe renditjet në EURO 2024 dhe Superiore

17
Sigal

KOMBËTARJA/ Ish-portieri dhe kapiteni i Kombëtares, Perlat Musta bën skanerin kuqezi

Një fitore me Poloninë, jemi 99% të kualifikuar

Jemi një ditë pas suksesit të Kombëtares, si i komentoni 90 minutat e Shqipërisë në Çeki?

Për mua ishte një pjesë e parë e shkëlqyer, dominuam në të gjitha drejtimet dhe nuk lamë hapësira për kundërshtarin. Pjesa e dytë ishte antiteza e së parës, hymë në panik pa presion nga kundërshtari dhe goli që pësuam kështu ishte. Në përgjithësi, ishte një ndeshje e mirë dhe skuadra tregoi se është në rritje.

Mendoni se barazimi u arrit nga grint

a në lojë, nga loja e bukur, apo nga ndonjë tregues tjetër?

Për mua janë të gjitha bashkë, sepse ekipi ka disa ndeshje në rritje dhe nuk është rastësi. Nuk i bëj qejfin skuadrës, por në Çeki ne luajtëm si favoritë të Grupit E. Ndërsa çekët ishin të tensionuar, e kuptonin realisht se kundërshtari ishte rival.

Ndjeshja me Çekinë, ishte një sfidë nga ku duhet më shumë reflektim për dobësinë në vijën e sulmit?

Nuk kishim dobësi në vijën e sulmit, pasi unë jam i shqetësuar për prapavijën në 15-20 minutat e para në pjesën e dytë. Perla e Bajramit tregoi se kemi cilësi në sulm dhe golin e nxjerrim edhe nga “hiç-gjëja”. Kështu e lexoj skuadrën.

Me 7 pikë, e mendoni Shqipërinë se po shkon drejt kualifikimit në “Euro 2024”?

Them se po, por duhet edhe kujdes. Nëse do vazhdojmë kështu, me lojë e rezultate, unë e shoh Shqipërinë të parën e Grupit E. Po e përsëris, kemi rritje në lojë dhe ky është një tregues që skuadra jonë duhet ta mbajë deri në ndeshjen e fundit.

Polonia fitoi ndaj Ishujve Faroe, u rrit rivaliteti në treshen Çeki-Shqipëri-Poloni për dy vendet e para në grupin tonë?

Kjo dihet si treshe që do synojnë dy vendet e para në Grupin E. Por ne, pas barazimit me Çekinë dhe një rezultat pozitiv me Poloninë do jemi 99% të kualifikuar. Fitorja na jep këto shanse, barazim e zvarrit kualifikimin tonë.

Sfida e radhës është të dielën me Poloninë, është e 15-ta me bilanc negativ për Shqipërinë, si e parashikoni?

Për mua bilancet dhe statistikat nuk janë gjithmonë vendimtare për një ndeshje të radhës. Besoj se kjo ndeshje do t’i ndryshojë bilancet dhe fitorja jonë është më e afërt. Pa hyrë në ngërç, skuadra duhet që të shprehë cilësitë reale në fushë.

Ku e mendoni Shqipërinë më 20 nëntor që mbyllen ndeshjet në Grupin E eliminator për Euro 2024?

Nëse fitojmë me Poloninë, jemi të parët e grupit dhe duhet menduar për ndeshjen e kthimit të Çekisë këtu në Tiranë. Unë uroj që të vazhdojnë kështu, duke e shtuar më shumë kujdesin dhe pa emocion me kundërshtarët e radhës.

 

PROGNOZË, SHQIPËRI-POLONI

Bilanci: 1 F, 3 B, 10 H, Golat 6:19

Kompanitë e Basteve bet365 e 1XBET

1 = 2.00      X = 3.00     2 = 2.20

 

EURO 2024/ SHQIPËRIA

GRUPI E ELIMINATOR

Ndeshjet-Grupi E

Datë 27 mars 2023

Poloni-Shqipëri              1-0

Datë 17 qershor 2023

Shqipëri-Moldavi           2-0

Datë 20 qershor 2023

Ishujt Faroe-Shqipëri     1-3

Datë 7 shtator 2023

Rep. Çeke-Shqipëri        1-1

 

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Rep. Çeke                   4        8

2.Shqipëria           4        7

3.Polonia              4        6

4.Moldavia           4        5

5.Ishujt Faroe       4        1

 

NDESHJET E TJERA

Datë 10 shtator 2023

Shqipëri-Poloni              20:45

Datë 12 tetor 2023

Shqipëri-Rep. Çeke        20:45

Datë 17 nëntor 2023

Moldavi-Shqipëri           20:45

Datë 20 nëntor 2023

Shqipëri-Ishujt Faroe     20:45

Situata në grupin E

Tri pikët me polakët, bastet janë të barabartë

 

Jo për hakmarrje ndaj humbjes 0-1 në Poloni, por për vetë synimet që ka Kombëtarja jonë në këto eliminatore të Grupit E, fitorja me Poloninë ka një rëndësi të madhe. Edhe barazimi do t’i mbante polakët poshtë nesh në renditje e do barazoheshim me pikë me Çekinë. Ndërkohë që bastet e kuotojnë ndeshjen si të barabartë në koefiçientët e të dyja skuadrave, por nuk duhet nënvlerësuar edhe Moldavia me 5 pikë, e cila të dielën luan në transfertë me Ishujt Faroe. Një fitore e Shqipërisë do hidhte hapin e madh drejt kualifikimit për në Europian, edhe pse bilanci është negativ me 1 F, 3 B, 10 H, Golat 6:19, duhet ta thyejnë tabunë polake.

ABISSNET SUPERIORE

Java e tretë luhet në mesjavë, ka përballje kampionësh

 

NDESHJET, JAVA 3

E enjte, 13 shtator 2023

Vllaznia-Partizani          16:00

Egnatia-Erzeni               16:00

Laçi-Teuta                      16:00

Tirana-Skënderbeu                  16:00

Dinamo City-Kukësi      16:00

 

Ndeshjet e javës së tretë në Abissnet Superiore do të luhen ditën e enjte. Kalendari ka vënë përballë çifte të forta, dhe nëse i referohemi renditjes aktuale, ndeshja Tirana-Skënderbeu veçohet si kryendeshje e javës, ndërsa sfida Vllaznia-Partizani ka brenda historinë dhe realitetin. Dinamo City duhet të ketë javën e tri pikëve të para në këtë kampionat, pasi pret Kukësin, skuadra që në dy javët e para ka treguar se po luan si e rënë nga kategoria. Ndërkohë që Laçi-Teuta do jetë ndeshja ku laçianët duhet të tregojnë se nuk e meritojnë fundin e renditjes. Egnatia-Erzeni është sfida që për rrogozhinasit kërkon konfirmimin e ndryshimit, ndërsa për shijakasit ndarje nga kriza e drejtimit.

 

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Skënderbeu       2        6

2.Vllaznia             2        4

3.Tirana               2        4

4.Egnatia              2        3

5.Partizani            1        3

6.Erzeni                2        2

7.Teuta                 1        1

8.Laçi                             2        1

9.Dinamo             2        0

10.Kukësi             2        0

SPECIALISTI/ Ish-kapiteni i Tomorit, Petrit Çilingiri, e sheh kampionatin me optimizëm

 

Kategoria e Parë, garë e fortë si një Superiore “B”

Agron Kaja

Edhe pse është luajtur vetëm java e parë e Kategorisë së Parë, sezoni 2023-2024, për ish-qendërmbrojtësin e kapitenin e Tomorit, Petrit Çilingiri, ndeshjet treguan mundësitë që kanë patur skuadrat në këtë start. Njëherësh, ai theksoi se rezultatet në javën e parë nuk mund të shprehin plotësisht vlerat e çdo skuadre dhe të çdo lojtari. “Java e parë u luajt me rivalitet në të gjitha ndeshjet, madje ishin të forta dhe rivale sikur luante një Superiore B. Edhe pse u shënuan 14 gola në gjashtë ndeshje, duhet thënë se zakonisht në javët e para, shumë ekipe nuk i shprehin vlerat reale të tyre, sepse në lojë studiohen kundërshtarët. Ndërsa në vazhdimin e javëve, ndeshje pas ndeshje dalin vlerat e çdo skuadre. Deri në merkaton e dimrit, të gjitha skuadrat, veç rezultateve, do të shohin edhe boshllëqet që kanë për të arritur synimet e tyre”, kështu e nisi bisedën ish-qendërmbrojtësi Petrit Çilingiri, i cili më pas kërkon që në këtë bisedë të fokusohet edhe te skuadra e Tomorit. “Në këtë kampionat, Tomori po luan më shumë me futbollistë jabanxhinj, të cilët gjithsesi kanë treguar vlera të mira. Barazimi 0-0 në fushën e tij ndaj Korabit, besoj se tregoi faktin që skuadra beratase nuk është aty ku synon. Ndoshta ky pushimi 10 ditor do të jetë shlodhës në tërësi për Kategorinë e Parë, madje ai vlen edhe për rikuperime të lojtarëve të dëmtuar në javën e parë. Ndërsa javën e ardhshme do kemi përballje të forta, madje Flamurtari-Bylis, Korabi-Apolonia, Besa-Lushnja dhe Burreli-Kastrioti janë të gjitha me aromë Superiore. Ndaj them se kjo është kategori që ka imazhin si një Superiore B”. Kategoria e Parë ka luajtur vetëm një javë në kampionat, ndërkohë që është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares sonë në eliminatoret e Europianit 2024. Në këtë prag të rifillimit mesjavën e ardhshme, dy porosi ka ish-kapiteni beratas në fund të kësaj bisede: “Do dëshiroja shumë që Tomori të fitojë ndeshjen e radhës me Luzin, dhe në 100 vjetorin e krijimit të klubit të shkojmë me sa më shumë fitore në atë ditë të veçantë (25 nëntor 2023). Duke qenë se Kombëtarja e përforcoi vendin e dytë në renditje me barazimin në Çeki, përfitoj nga rasti që t’i uroj një fitore me Poloninë të dielën. Me paraqitjen e saj në katër ndeshjet që ka luajtur, Kombëtarja jonë ka treguar se është e denjë për të qenë koka e Grupit E”. kampionati i Kategorisë së Parë do të rinisë më 13 shtator me gjashtë ndeshjet e javës së dytë, ndërkohë që në fundjavë luhen edhe ndeshjet e javës së tretë.

Javën e ardhshme do kemi përballje të forta, madje Flamurtari-Bylis, Korabi-Apolonia, Besa-Lushnja dhe Burreli-Kastrioti janë të gjitha me aromë Superiore. Ndaj them se kjo është kategori që ka imazhin si një Superiore B

 

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 2

E enjte, 13 shtator 2023

Tomori-Luzi 2008          16:00

Flamurtari-Bylis   16:00

Korabi-Apolonia  16:00

Besa-Lushnja       16:00

AFElbasani-Vora 16:00

Burreli-Kastrioti   16:00

RENDITJA

Skuadrat    Nd     Pikë

1.Apolonia 1        3

2.Vora        1        3

3.Bylis        1        3

4.Flamurtari         1        1

5.Kastrioti  1        1

6.Luzi 2008 1        1

7.AFElbasan1      1

8.Tomori    1        1

9.Korabi     1        1

10.Burreli   1        0

11.Besa       1        0

12.Lushnja 1        0

 

NDESHJE DIREKTE

SHQIPËRI-POLONI

06.11.1949 Miqësore                       

Poloni-Shqipëri    2-1

01.05.1950 Miqësore    

Shqipëri-Poloni    0-0

29.11.1953 Miqësore    

Shqipëri-Poloni    2-0

14.10.1970 K.Europian         

Poloni-Shqipëri    3-0

12.05.1971 K.Europian         

Shqipëri-Poloni    1-1

31.10.1984 Kupa Botës

Poloni-Shqipëri    2-2

30.05.1985 Kupa Botës

Shqipëri-Poloni    0-1

19.10.1988 Kupa Botës

Poloni-Shqipëri    1-0

15.11.1989 Kupa Botës

Shqipëri-Poloni    1-2

29.05.2005 Miqësore

Poloni-Shqipëri    1-0

27.05.2008 Miqësore

Shqipëri-Poloni    0-1

02.09.2021 Kupa Botës

Poloni-Shqipëri    4-1

12.10.2021 Kupa Botës

Shqipëri-Poloni    0-1

27.03.2023 K.Europian

Poloni-Shqipëri    1-0

BILANCI:

Nd 14, F 1, B 3, H 10, G 6:19