Ligji i ri, KLD mbledhje të papritur pa Naçon e Nishanin

128

TIRANE – Në një mbledhje të pa lajmëruar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka mbyllur dyert për mediat në një takim të kryesuar nga nënkryetari Elvis Cefa.   Mbledhja, e cila ka nisur rreth orës 10:00 të kësaj të premteje mbahet në mungesë të Presidentit Bujar Nishani njëherësh kreu i këtij institucioni si dhe ne mungese të ministrit të Drejtësisë Nasip Naco, i cili ndodhet në një takim pune në Greqi.
 
Rendi i ditës:
Mënyrat dhe standardet për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave.
Procedurat dhe teknikalitetet që do ndiqen në përputhje me ligjin e ri te KLD-se 

Sakaq, ishte ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë që thelloi edhe më shumë “përplasjet” mes mazhorancës dhe Presidentit Nishani. Kreu i shtetit pas miratimit të parë nga mazhoranca në parlament, e ktheu për rishqyrtim këtë ligj duke argumentuar se i cenohen kompetencat. Por me votat e mazhorancës qeverisëse ky ligj u miratua sërish në parlament dhe pritet të hyjë në fuqi më 16 Shtator.