Librazhdit i dhurohen 2 zjarrfikëse nga SHBA, por nuk kanë kushte për strehim

1040
Shërbimi Zjarrfikës në Shqipëri, sidomos në rrethet periferike, në 40% të infrastrukturës së tij është akoma me automjete prodhim i viteve 1950-’60, me pajisje primitive e shpesh jashtë funksionit, por edhe me mangësi të shumta. Përpjekjet maksimale, të bëra prej ekipit të ri drejtues të institucionit qendror që ka në vartësi Shërbimin Zjarrfikës, vazhdojnë të kërkojnë dhe bëjnë ndryshimin, për ta rilindur plotësisht këtë shërbim që mbron jetën dhe pasuritë nga zjarret, por edhe që është shërbim për shpëtim jetësh nga aksidentet dhe rreziqet e tjera prezente në jetën e përditshme! Mirëpo, ndërsa shërbimi zjarfikës “lutet” të marrë fonde për kompletim shërbimi, një rast që vjen nga matan kufirit shqiptar, tregon për një qëndrim absurd. Ëshët fajal ëpr një ndihmë logjistiek që i ofrohet shërbimit zjarrfikës të një qyteti të vogël të Shqipërisë, tashmë bahki me zonë të madhe gjeografike. Konkretisht ndihma nga jashtë shqiëprisë, i ëhstë foruar Librazhdit. Është ndihëm me automjete, pajisje logjistike shërbimi dhe trajtnim profesianl falas për shërbimin zjarrfikës të këtij qyteti. 

Fokusi i tyre kryesor është ndihma që jepet nga organizatat e shërbimit zjarrfikës ndërkombëtar, duke sjell automjete, pajisje, asistencë teknike dhe trajnime. Këtë herë, ndihma është adresuar në qytetin dhe zonat e Bashkisë së Librazhdit. Ekipi ndihmës së huaj është duke duke punuar ngushtë me Vladimir Duro, komandant i Zjarrfikëseve të Rrethit të Librazhdit. Janë grumbulluar ndihma në Amerikë dhe në Britaninë e Madhe, me të cilat janë blerë dy “Automjete Zjarrfikës”, për të ndihmuar rrethin e Librazhdit të cilat do t’i sjellin në Librazhd, në muajin maj 2016. E gjithë kjo mbështetje me makineri, pajisje dhe shërbime, janë dhuruar dhe të ofrohen pa pagesë për qytetin e Librazhdit. Vlera e ndihmës është rreth 600 mijë USD. Përveç kësaj, kostot e transportit të tyre janë rreth 25.000 USD. Përveç kësaj, ata premtojnë se do të sjellin pajisje personale për efektivin e zjarrfikësve, si psh., 1 kompresor për tanke, por edhe ndihma në mjete të shpëtimit, mundësuar për të nxjerrë viktimat nga automjetet, hipjet në pallate, pra gjithçka që i duhet një reparti zjarrfikës për të kryer shërbimin në raste emergjencash zjarri e ndihme komunitare, apo indivdësh. Gjithashtu, do të ketë dhe trajnime të stafit për 1 muaj, trajnime teorike në klasë mësimore dhe praktikë fizikë në terren. Efekti i zjarrfikësve, do të trajnohet për të përdorur pajisjet e reja që do të vijnë dhuratë. Gjithcka, si automjetet, pajisjet dhe trajnimi teorik e fizik i efektivit zjarrfikës do të jetë falas. 
Zoti Jim Coryelle, kërkon nga qeveria Shqiptare dhe Bashkia e Librazhdit:
E para është të ndihmojmë qytetin e Librazhdit, ku të sigurohet rregullimi i garazheve të repartit zjarrfikës, pasi janë shumë të amortizuara dhe nuk mund të sigurojnë dot ngrohje e ventilim për ndërtesat e këtij stacioni të shërbimit zjarrfikës në Librazhd, ku automjetet e dhuruara do të mbahen në dispozicion për përdorim. Këto automjete, do të përmbajë lëngje të ndryshme, si dhe tanke të ujit për luftimin e zjarreve. Temperatura e ngrirjes në dimër, do të thyej kontenierët fluide dhe të ujit në kamionë, duke i bërë ato të pa përdorshme. Ekipi që po ndihmon është takuar me zotin Kastriot Gurra, Kryetarin aktual të Bashkisë së Librazhdit, për të financuar rregullimin e garazheve të auto-zjarrfikëseve si dhe sigurimin e kushteve për strehim e ushqim të vullnetarëve që do të sjellin pajisjet e që do të bëjnë trajnimin e zjarrfikësve.

Gjithashtu kërkojnë të mblidhen ndihma financiare ose pagesa, për në doganën e makinave. Dhe së fundi, do të jetë në gjendje të më këshillojë mua dhe bordin ekzekutiv që unë drejtoj, se si duhet vepruar për të hyrë në komunitetin shqiptaro-amerikan këtu në Amerikë. Unë jam i sigurt, se populli shqiptar që jeton këtu, do të jetë në ankth për të ndihmuar mbështetjen e këtij programi, nëse ata bëhen të vetëdijshëm. Ne kemi kontaktuar Ambasadën Shqiptare në Ëashington D.C., por nuk kanë reaguar! Ne në “SSËFD” dhe “Operation Florian”, po bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë këtë një projekt të suksesshëm. Ne ju kërkojmë, të përdorni zërin tuaj të fortë për të na ndihmuar me qëllimin për të përmbushur objektivin tonë, për të përmirësuar sigurinë publike në Shqipëri, duke dhuruar një stacion zjarri në një kohë! Sjellja e këtyre ndihmave, mund të dështojë për faktin se nuk janë rregulluar garazhet dhe pagesa e doganës në Shqipëri. Bashkëngjitur është dhe letra dërguar Qeverisë Shqiptare dhe Ambasadës Shqiptare në SHBA, që nuk i janë përgjigjur.
Sigal