Protesta kundër teatrit të ri në Durrës, policia: Procedohen në gjendje të lirë dy organizatorët

301
Sigal

Policia e Durrësit ka proceduar në gjendje të lirë dy organizatorë të protestës së zhvilluar pasditen e sotme nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundër rindërtimit të teatrit të ri.

Policia njofton se ka proceduar shtetasit R. B. dhe F. Xh., të cilët sipas uniformave blu, kanë organizuar tubim të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Procedohen në gjendje të lirë 2 organizatorë, për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

– R.B., 56 vjeç;
– F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.