“The Sun” e bën fakt! Njukastëll Junajtid tani është në dorë të miliarderëve nga Arabia Saudite

333
Sigal

300 milionë stërlina dhe çdo gjë ka marrë fund! Mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të vijë më 1 qershor, por Njukastëll Junajtid ka de fakto një pronar të ri: fondin e investimeve publike të Arabisë Saudite, që ekziston që prej vitit 1971 pas dekretit mbretëror të mbretit të Arabisë Saudite dhe që ka kapital prej 320 miliardë dollarësh.

Pronari aktual i “qymyrxhinjve”, raporton “The Sun”, ka pranuar shumën e ofruar dhe Premier League gjithashtu ka dhënë “ok” për transferimin e pronësisë. Kështu në kampionatin anglez shtohet një tjetër konkurret potencial për titullin kampion, që do të rivalizojë me skuadrat e Londrës, Mançesterit dhe natyrisht Liverpulin.