Sigal

Shtetasi B.L është gjetur i vdekur ditën e sotme, rreth orës 06:30 ,në fshatin Krajen të Lezhës. 29 vjeçari është gjetur në një rezervuar pranë shtëpisë së tij dhe mendohet se shkaku i vdekjes të ketë qenë mbytja.

Në deklaratë e policisë thuhet se viktima nuk ka pasur shenja dhune dhe se materialet e grumbulluara u referuan në prokurorinë e lezhës,për ngjarje aksidentale.