Kryeprokurori i ri/ Gjykata rrëzon kandidatin Alushaj

184

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar në seancën e sotme gjyqësore, ankimimin e Lulzim Alushajt, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm ndaj KLP-së, ku sipas tij Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkelur ligjin pasi ka mbajtur dy standarde.

Kështu, gara në fjalë për kryeprokuror vazhdon vetëm me tre emra: Arta Marku, Olsjan Cela dhe Farjona Memcaj.

Me vendimin e sotëm të Administratives, u zhbllokua gara për postin e kryeprokurorit.

Mësohet se në nisje të seancës, Alushaj i ka kërkuar trupit gjykues që të shfuqizonte të gjithë procedurën e garës, pasi sipas tij Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) nuk ka zbatuar afatin 45-ditor për të verifikuar kandidaturat, duke akuzuar për shkelje të ligjit.

Avokati Alushaj u skualifikua nga KLP-ja në garën për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes së 15 vjet përvojë pune si jurist. Alushaj e ankimoi vendimin duke e paditur KLP-në në “Administrative.”

Vendimi për Alushajn po mbante peng edhe procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Kjo pasi deri në dhënien e një vendimi për të, procesi nuk mund të avanconte.