Kryeministri njoftoi 45 ditë para, ministri kujtohet 2 dit pas përmbytjeve

39

Nëse masat do të ishin marr sipas urdhrit të Edi Ramës, pasojat e përmbytjeve do të ishin minimale

Prej 6 ditësh, zonat Vlorë, Fier, Mallakastër, Berat, Përmet, Gjirokastër e Tepelenë, vazhdojnë të gjenden të zhytura në ujë, prej “sulmit” të natyrës. Janë shkaktuar shumë dëme materiale, pasurore, objekte, biznese, kafshë, bagëti e shpendë që ekzistojnë të rrethuara nga uji, ose si kufoma të dukshme, tani pas tërheqjes së ujit. Nuk e kemi fjalën, se sa është dëmi i krijuar. As nëse do paguhet nga shteti apo jo dëmi i shkaktuar. As nëse, do arrijë të rimëkëmbet kjo zonë e shkatërruar deri në “kockë”. Fjalën e kemi për skandalin që kanë krijuar strukturat e larta shtetërore me marrjen e masave jo për ndalur rrebeshin e shiut, por për masat paraprake, që duheshin marrë me synimin final e të vetëm, që shiu përmbytës, lumenjtë, përrenjtë, ujëmbledhësit që shpërthyen nëpër fshatra, ferma, biznese e qytete të mos kishin “forcën” të krijonin tragjedinë e rëndë pasurore popullore që shkaktuan lirshëm, pa asnjë pengesë e pa asnjë masë paraprake vetëmbrojtëse.

Kryeministri Rama ka njoftuar ministrat për përmbytjen, qysh në 12 dhjetor 2014

Nuk është fjala për të hedhur topin andej këtej, siç ndodh rëndomë në punët e shtetit, kur ato nënvleftësohen e shpërfillen. Ajo që gjendet në letrat zyrtare, lidhur me përmbytjen e ndodhur, flet qartë dhe saktë. Fakti është ky. Përmbytja pritej të ndodhte. Agjencitë sinoptike kishin njoftuar kryeministrin Edi Rama që një shtrëngatë shiu e tejzgjatur, do të përshinte Shipërinë, në zonën ku përmbytja ndodhi. Ishin tepër të saktë e të detajuar ata që njoftuan qeverinë shqiptare për katastrofën e mundëshme. Por më i saktë e vlerësues serioz i sinjalit për përmbytjen e pritshme duket se ishte kryeministri Edi Rama. Menjeherë e konkretisht në datën  12. 12. 2014, kryeministri Edi Rama, me shkresën Nr. 4290/1 Prot. Njofton Ministrinë e brendshme për të marrë masa urgjente të plota, për vetëmbrojtje civile nga fatkeqësitë e prtitshme përmbytëse natyrore në qarqet Vlorë, Fier, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër e Lezhë., duke detajur planin e vetëmbrojtjes civile edhe me përcaktimin e bashkive e komunave se ku do kishte përmbytje. Çfarë ndodhi? Shkresa e kryeministrit Rama u hodh “atje” ku hidhen gjithë letrat e tjera që ministrat nuk i përfillin e që nuk duan të merren me problematikën që ato servirin. Konkretisht, përmbytja ndodhi, duke u gdhirë data 1 shkurt 2015. Kjo ishte njoftuar nga kryeministri Rama, nëpërmjet një shkrese të firmosur qysh në datën 12 dhjetor 2014 nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjell Agaçi, dërguar për Ministrinë e Brendshme së pari, si ministri bazë udhëheqëse në veprime emergjencash dhe nëpërmjet saj, për 5 ministri dhe 12 institucione të tjera bashkëpunuese, ligjërisht vepruese në raste përmbytjesh. Por ato e konsideruan njoftimin e Ramës, si shkresë “defterë bakalli” duke mos u vënë në lëvizje. Ata veshën çizmet e pelerinat dhe u nisën drejt zonave,  kur Vjosa, Gjanica, Semani, Çarshova e qindra përrenj anës tyre, u bashkuan dhe përmbytën shtëpi, bagëti e biznese në zonat të cilat 45 ditë përpara 1 shkurtit, ishte njoftuar nga kryeministri Rama, se që të niste plani emergjent për vetëmbrojtjen civile. Por ministrat, që nga Tahiri i policisë dhe mbrojtjes nga emergjencat, Kodheli e ushtrisë, Panariti i bujqësisë, Cani i financave, Beqaj i shëndetëssë, Koka i mjedisit e ujërave dhe Nikolla e arsimit, “lëvizën” nga kolltuqet e zyrave, nga “suitat” dhe kafenetë luksoze të Tiranës, vetëm 1 ditë pasi në Vlorë, Fier, Gjiorkastër, Berat e Tepelenë sidomos, ishte bërë hataja nga përmbytjet katastrofike. Pra, ministrat dhe “birbot” shtetarë lokalë me kollare e poste qeveritare si prefektët, krerët e qarqeve, kryetarët e komunave e bashkive, drejtorët rajonalë e deri tek kryepleqtë e fshatrave që paguhen edhe me taksat e atyre që u përmbytën, përgjegjës sipas ligjit “Për emergjencat”, nuk vepruan qysh 45 ditë, 40 ditë, 30 ditë, 20 ditë, 10 ditë  e 1 javë më parë  se të niste përmbytja, siç i njoftoi kryeministri Edi Rama, për të shmangur maksimalisht dëmet në banesa, orendi shtëpiake, në bazë ushqimore, në të mbjella, biznese e bagëti, të cilat tashmë janë një realitet i rëndë financiar për ekonominë shqiptare dhe një trishtim e çrregullim total psikologjik e rimëkëmbës të jetës e punëve në ato zona. Ajo që shqetëson e që duhet ndëshkuar në këtë rast shpërfillje mos zbatimi të urdhrit të kryeministrit Edi Rama qysh 45 ditë përpara “për marrje masash praktike kundër përmbytjes” është mgallomania dhe krekosja e ministrave përgjegjës që lejuan përmbytjen katastrifike, duke u maskuar pas faktit që nuk pati viktima në njerëz. Nuk është meritë e tyre, por “fat” që njerëzit u vetëmbrojtën nga humbja e jetës, se pot ë ishtë për ministrat, prefektët, deputetët e zonave, drejtuesit e qarqeve, komunave e bashkive që i kanë në mëshirë të aftit, do të kishim edhe shumë viktima. Ndërsa ajo që duhet të bëj kryeministri Rama, është kjo” të mos marrë përsipër barrën e mos zbatimit të detyrës nga shtetarët.

Përparim HALILI