Një automjet është sulmuar me armë në mes të rrugës, në Krujë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i cili drejtohej nga B. H.

Mësohet se nuk ka lëndime në njerëz, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 06. 09. 2018, rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi B. H.

Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.