Krujë, bllokohen punimet tek rruga e kalasë, protestë për shpronësimet

66

Punimet për zgjerimin e rrugës që të çon në kalanë e Krujës janë ndërprerë në mes.

Shkak për këtë është bërë mos shpronësimi i pronarëve të tokës ku pritet të kalojë rruga, ndaj për këtë arsye këta të fundit nuk kanë lejuar punonjësit e firmës kontraktuese të vijojnë punimet.

Banorët në të njëjtën kohë kërkojnë garanci se punimet e rrugës që të çon në kala nuk do u dëmtojnë banesat.

Punonjësit e firmës ndërtuese dhe bashkisë për këtë problem nuk japin garanci, ndërsa kanë thirrur edhe forcat e policisë për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.

As ardhja e forcave të rendit nuk I ka bindur banorët të lejojnë fillimin e punimeve.

Kryebashkiaku I Krujës Shkëlzen Hoxha ishte I pranishëm në vendngjarje, por ka refuzuar të komentoje para kamerave, ndërsa jashtë saj ka pohuar se edhe banesa e tij rrezikojnë të shëmben. 

Sezoni turistik po troket dhe rruga që të dërgon në kalanë e Krujës, një ndër destinacionet e preferuara në këtë qytet është në gjendje të mjerueshme.