Kosta NAKE/ Përmbajtja dhe forma e “Ahmet Zogut” të Fevziut

81

Paradoks! Për 40 vjet dëgjova të flitej për Ahmet Zogun dhe ua përsërita të tjerëve ato që kisha dëgjuar, por nuk e kisha parë e as e merrja me mend paraqitjen e tij fizike. Enver Hoxha jo vetëm e anatemoi, por ndaloi edhe emetimin e fotografisë së pushtetarit paraardhës.

Pak vite më parë më ra në dorë një libër i Çatin Saraçit, ish-oborrtar i Ahmet Zogut dhe më pas kritik i rreptë i tij. Dhe ja ku vjen tani libri i Blendi Fevziut “Ahmet Zogu”. Kam përshtypjen se Fevziu nuk e ka marrë në konsideratë botimin e Çatin Saraçit, sepse e citon, por nuk e pasqyron në bibliografinë përmbyllëse. Gjeta gjëra të reja dhe më pëlqeu fakti që i kalonte shpejt tё dhёnat e njohura nga të gjithë; kjo e bën librin të lexueshëm dhe ti nuk pret me siklet kur do të shpëtosh nga tjerrja pa fund e dukurive. Fevziu është i ftohtë në paraqitjen e ngjarjeve, veçanërisht për raportet e Zogut me kundërshtarët e vet politikë, nuk u hyn komenteve, thjesht citon të tjerët. Pajtohem me dy vlerësime që Fevziu i bën Zogut: U mësoi shqiptarëve të fillojnë të punojnë; E bëri Shqipërinë një ndër vendet e para në botë, ku gruaja kishte të drejtë të votonte.

Gabimet në drejtshkrim

Po ndalem tani pak më gjatë tek forma, ngushtësisht te vëmendja ndaj drejtshkrimit. Kam përshtypjen se Fevziu e ka hedhur vetë në kompjuter materialin dhe kjo ka sjellë disa gabime të vëmendjes dhe të programimit të kompjuterit.

– Së pari, gabime të vëmendjes përftohen kur ti mendon se e ke shtypur tastin e shkronjës, por kjo nuk ka ndodhur prandaj shkronja mungon dhe kjo ka ndodhur jo pak herё, (numri në kllapa tregon faqen): bigrafja e Geraldinës (7), meë 27 prill (9), paradhësi i tij (19), u tëhoqën (82), tupvogël (93), mouzaleum (49), një hap mbrapa në aspektin afatgjatë politikë (105), Musolini kishte bërë presioni ndaj Zogut që herët (109), njerëz që i konsideronin të tyrit (110), duke paere analizat (113), ai nuk kishte më ç’ti jepet vendit (114), ish-mbasadori të Zogut (120), koicidencë (122), njeri i qytetërua (126), të depertoje menjehere (128), çdo të thotë të komandosh (130), një vend që vunte (131), ka nisur punën ë 1821 (131), mo zbatimi (144), tryezat e punës së Kryeministrave të Europës, aviacioni Italian (150), sulmi talian (176), mund t’a sillte (179), ambasadës aritanike (193), kuroën (205), ëgjiptian (207), 30 Shtarot 1949 (208), pa u largua Mbreti (209), buzë Liqenit të Shkodrës (210).

– Së dyti, ka një shkujdesje në ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit dhe kjo nuk mund të tolerohet për një botim serioz. Nuk e di nëse këtë e ka realizuar autori apo ia ka besuar dikujt tjetër. Ja disa prej tyre: këm-ishën (14), përmen-det (25), kush-ërinjtë, hun-garezëve (32), batal-ionin (46), koman-dantit (54), min-istrit (58), i shk-ruante (62), sht-ypit (71), ku-jton (131), të ma-jme (138), pal-isandre (143), riv-otëbesoi (144), qever-isë (193), zh-villoi (199), del-egacion (200), llog-ari (203), mod-est (204).

Së treti, ka paqartësi në drejtshkrimin e emrave tё huaj: Sër Andreë Ryan (140), Presidenti Roosevelt (141), Jacomonin (143), Kryeministrin britanik, Cambërlen (151), Ciano ishte tejet i kënaqur (156), nga Porti i Karakoyt (161), në Kju-Gardens, në Bordeaux (170), Sir Ëalter Smert (193), “Thë sydney morning herald” (205), Luxorin (207).

-Së fundi, ka përsëritje të panevojshme brenda një hapësire të ngushtë siç ndodh nё kapitujt e parё dhe me një citim tё gjatё në faqen 193 dhe 203.