Tronditet Saranda, shpërthim me tritol në katin e parë të një hoteli

143
Sigal

Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 21:45  në katin e parë të një hoteli në qytetin e Sarandës, në pronësi të shtetasit me inicialet N. Y.

Në bazë të informacioneve paraprake bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit rezulton të ketë vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak.

Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.