Kërcënoi gruan me pistoletë, prangoset 53-vjeçari në Shkodër

478
Sigal

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për ushtrim dhune ndaj familjes dhe kërcënimit me armë.

Sipas njoftimit zyrtar, 53-vjeçari me inicialet R.Sh, banues në lagjen “10 korriku” ka marrë armën dhe ka kërcënuar të shoqen.

Gjithashtu është sekuestruar edhe arma e zjarrit me të cilën 53-vjeçari ushtroi presion ndaj gruas.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje e rëndë në familje
Arrestohet në flagrancë një 53 vjeçar i cili ushtronte dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, falë reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi R. Sh. 53 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër.

Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshorten.

Policia pas njoftimit të marrë, menjëherë ka shkuar në banesën e 53 vjeçarit dhe ka bërë neutralizimin e arrestimin e tij në flagrancë. Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.