BE: Skandalet e pastrimit të parave dhe sistemi financiar

531
Sigal

Skandalet e pastrimit të parave nxjerrin në pah dobësitë e sistemit financiar

Një pjesë tjetër e arkitekturës financiare të Evropës ka nevojë për ristrukturim

Nëse një bankë akuzohet për pastrim parash, ose për mosrespektim të sanksioneve të vendosura nga qeveria amerikane, atëherë pasojat për të mund të jenë shkatërruese. Këtu mund të përmendim shembullin e Bankës Halkbank, një prej huadhënësve turq më të mëdhenj, që u padit këtë javë nga prokurorët në Nju Jork për shmangien e sanksioneve mbi Iranin, shkruan “The Economist”.

Në momentin e publikimit të lajmit, çmimet e aksioneve të saj ranë në nivele shumë të ulëta, ndërsa investitorët u shqetësuan nga frika se ajo mund të përballet me ndëshkime edhe më të rënda. E megjithatë, fakti befasues në këtë drejtim është se, pavarësisht qasjes së ashpër të Amerikës, bizneset e dyshimta nga bankat ndërkombëtare vazhdojnë të jenë të shumta në numër, madje edhe në drejtim të juridiksionit, gjë për të cilën shumëkush mund të mendonte se do të ishin të rregullta. Në veçanti, Evropa duket se ka një problem serioz të pastrimit të parave, gjë të cilën ajo duhet ta ndryshojë sa më parë. Një prej rasteve të fundit më të bujshme ka qenë ai që përfshiu, Danske Bank, huadhënësin më të madh të Danimarkës. Për një kohë të gjatë, një zyrë e vetme me rreth 12 punonjës në Talin të Estonisë, e konsideruar ndryshe si Meka e tregjeve globale të kapitalit, arriti të gjeneronte një të dhjetën e fitimeve të saj. E pabesueshme për të qenë e vërtetë, apo jo? Më vonë, u zbulua që në periudhën midis viteve 2007-‘15, rreth 200 miliardë euro (220 miliardë dollarë amerikanë) para të dyshimta, shumica të gjeneruara nga Rusia, pastroheshin në mënyrë të rregullt nga kjo degë e vogël në Estoni. Edhe huadhënës të tjerë nordikë kanë pasur gjithashtu probleme. Disa fonde potencialisht të dyshimta prej 135 miliardë eurosh mund të jenë pastruar nëpërmjet degës estoneze të Swedbank, e cila e ka selinë në Suedi. Nordea, me qendër në Helsinki, është gjithashtu nën vëzhgim, siç janë edhe banka të tjera në Austri dhe Gjermani. Deutsche Bank, e cila ndihmoi në përpunimin e transaksioneve ndërkufitare të bankës Danske, duke vepruar si një bankë korrespondente, është nën vëzhgim të policisë.

Është ende herët që Evropa t’i “japë mend” pjesës tjetër të botës për çështje të korrektësisë financiare — përmes udhëheqjes së saj të FMN-së, për shembull, dhe rolit kryesor të Task Force për Veprimet Financiare, një organ që lufton krimin financiar. Skandalet tregojnë se ajo duhet të marrë përsipër “të vendosë rregull brenda shtëpisë së saj”. Gjithsesi, lufta kundër pastrimit të parave nuk është e lehtë. Evropa përbëhet nga një mozaik juridiksionesh ligjore dhe rregullatore. Dhe në pjesën më të madhe të rasteve, fqinjët e saj nuk janë bashkëpunues.

Për shembull, policia estoneze kishte një sugjerim në lidhje me disa parregullsi që po ndodhnin në Bankën Danske që në vitin 2007, por Rusia nuk pranoi të sigurojë asnjë informacion që mund të ndihmonte në vendosjen e lidhjeve nëpërmjet parave që kalonin nga kjo bankë dhe krimeve specifike. Ndoshta, ajo do të kishte dhënë ndihmën e saj nëse do të ekzistonte një standard global për bashkëpunimin ndërkufitar në raste të tilla, por realizimi i kësaj duket shumë larg për momentin.

Një mundësi do të ishte që Evropa të mbështetej tek Amerika, e cila do të vepronte si një polic global. Zbatuesit e saj financiarë do të ishin të lumtur të përdornin fuqitë ligjore edhe jashtë territorit të Amerikës, për të ndëshkuar bankat jashtë kufijve të tyre. Ata e kanë më të lehtë të marrin informacione të ndryshme, sepse mund të kërcënojnë se do të ndërpresin huadhënësit dhe palët e tyre nga aksesi në sistemin global të pagesave në dollarë. Kur HSBC u zbulua se po ndihmonte kartelet e drogës të pastronin para, Amerika e gjobiti atë me 1.9 miliardë dollarë amerikanë.

Problemi është se zbatimi i fuqisë amerikane jashtë vendit nuk është i njëjtë. Në drejtim të skandaleve nordike, zyrtarët amerikanë nuk u treguan më të shpejtë sesa rregullatorët evropianë, në zbulimin e bizneseve të dyshimta. Ndërsa në raste të tjera, masat ndëshkuese të dhëna nga gjykatat dhe rregullatorët amerikanë për bankat evropiane kanë qenë aq ekstreme, sa kanë kërcënuar edhe stabilitetin financiar. Për shembull, në vitin 2014, ata gjobitën BNP Paribas me 8.9 miliardë dollarë, për shkelje të sanksioneve, duke shkaktuar kështu që një nga bankat më të rëndësishme të Eurozonës të mos e rimerrte veten më kurrë si më parë.

Në luftën e vështirë kundër pastrimit të parave, Evropa ka në dorë që disa gjëra t’i bëjë edhe vetë. Për shembull, ajo mund të forcojë zbulimin e rasteve të tilla, duke nxitur shkëmbimin e inteligjencës midis bankave, rregullatorëve dhe policisë. Për ta bërë këtë, BE-ja nuk ka nevojë për agjencinë qendrore të pastrimit të parave. Por kjo gjë do të rrezikonte të shndërrohej në një tjetër burokraci. Përkundrazi, do të kishte më shumë kuptim nëse do të grumbulloheshin të dhëna për klientë të dyshimtë në të gjithë kontinentin, në mënyrë që autoritetet kombëtare të kishin më shumë mundësi për të vepruar kundër fenomenit. Mbrojtja e personave që japin informacione mbi raste të ndryshme të dyshimta është një fenomen në modë në Evropë, ndërsa në Danimarkë aspak.

Një direktivë e re e BE-së do t’i forcojë ato më shumë deri në vitin 2021, por ajo është ende e kufizuar në disa fusha që shkelin ligjin e BE-së. Dhe e fundit, gjobat duhet të jenë edhe më të larta. Sipas ligjit të BE-së, ato mund të jenë deri në 10% të xhiros vjetore. Por disa vende e vendosin kufirin shumë më të ulët, vetëm 400,000 euro në Estoni, për shembull, dhe dënimet aktuale në nivele edhe më të ulëta. Evropa nuk mund të ketë kurrë të njëjtën fuqi sa edhe Amerika, por ajo sigurisht që mund të bëjë shumë në drejtim të luftës kundër pastrimit të parave që kalojnë nëpërmjet sistemit të saj financiar.