“Ka kryer dy vepra penale,” pas padisë së Metës kreu i KED do të paraqitet sot në Prokurori

495
Sigal

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani sot në orën 10:00 do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me padinë e kreut të shtetit Ilir Meta ndaj tij.

Presidenti Ilir Meta dha dje dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, i shoqëruar nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi.

Sipas Kreut të Shtetit rasti është tmerrësisht flagrant. Ai theksoi se shpreson që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm.

Pas këtyre deklaratave Meta publikoi edhe videon e paralajmëruar, ku sipas tij kreu i shtetit vërtetohet sesi u përdor Ardian Dvorani. Video e publikuar nga Meta është një spot shpjegues, përmbledhës ku kreu i shtetit, rendit procedurën dhe shkeljet që sipas tij ka bërë Dvorani.

Padia e Metës ndaj Dvoranit:

Padia e Presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit është bërë në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Ilir Metës, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës.

Meta kërkon nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve, ndërsa kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj.

Një padi për Dvoranin ka paralajmëruar dhe Avokati i Popullit në lidhje me emërimet në e gjyqtarëve në Kushtetuese.