Makinat luksoze në ‘shënjestër’ të Policisë/ Të prodhuara 5 vitet e fundit, gjatë natës bllokohen rreth 100 mjete

493
Sigal

Operacioni ‘blic’ i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për kontrollin e mjeteve luksoze ka vijuar edhe gjatë natës. Përveç FNSH-ve në aksion janë të përfshira edhe efektivët e Shqiponjave, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, ndërsa kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Mësohet se rreth 100 automjete janë bllokuar përkohësisht për verifikim në sistem nëse rezultojnë të vjedhura apo nëse pronarët e tyre e justifikojnë blerjen e tyre.

Deri më tani 9 automjeteve luksoze gjenden në komisariatet e Tiranës, ndërsa shumica e makinave të bllokuara i përkasin viteve 2015-2019, të cilat janë blerë me një çmim të kripur. Ndërkohë 134 persona janë shoqëruar në komisariate gjatë 72 orëve të fundit në vend, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit.

Kontrolle në qytete për makinat e luksit. Deri më tani vetëm në Gjirokastër janë bllokuar 19, në gjithë vendin rreth 100. Shoferi në momentin e ndalimit duhet të provojë të ardhurat që e justifikojnë blerjen e makinës.