Java Botërore Kundër Duhanit/ Beqaj: 1 në 5 vdekje nga konsumimi i cigareve

583
Në kuadër të javës së luftës antiduhan do të organizohen një sërë aktivitetesh sensibilizuese edhe në Shqipëri. Fushata sensibilizuese “Të gjithë t’i themi JO duhanit” do të përfshijë një sërë nismash me fëmijët dhe të rinjtë në Tiranë, të ndërrmarë nga shoqëria civile dhe të mbështetura nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore në vend.
Në ditën botërore kundër Duhanit, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përcjellë rëndësinë e shmangies së konsumit të cigares. Duke u shprehur se 1 në 5 vdekje shkaktohen si pasojë e konsumit të duhanit, Beqaj tha se parandalimi i këtij fenomeni është një përpjekje në drejtimin e duhur.
Çdo vit, më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerë të tjerë theksojnë rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit, si dhe advokojnë për politika efektive për të reduktuar konsumin e duhanit.
Sigal