India përfshihet nga temperaturat e larta, të paktën 800 të vdekur

538
Së paku 800 njerëz kanë vdekur nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Indinë. Temperaturat në kryeqytetin Nju Delhi kanë arritur në afro 50 gradë Celsius.
Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ndërsa spitalet janë në gjendje gatishmërie për të trajtuar viktimat e të nxehtit.
Në shtetin e goditur më së keqi, Andhra Pradesh, 551 njerëz kanë vdekur qysh nga java e kaluar. Mediat në Indi kanë publikuar fotografi të një rruge në Nju Delhi, e cila është shkrirë nga të nxehtit, duke bërë që zebrat të përzihen në asfalt.
Sigal