Kaliforni, viktima dhe dëme të shumta nga zjarret

467
Më shumë se 150 njerëz rezultojnë të humbur në zjarret që kanë shkatërruar rajonin e Kalifornisë veriore. Të paktën 15 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 1500 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që shpërthyen të dielën.
Një nga qytetet më të prekura ka Santa Rosa, në veri të San Franciskos. Zjarret janë ndër më vdekjeprurësit në historinë e Kalifornisë dhe kanë dërguar tym deri në jug të San Franciskos, rreth 100 kilometra larg.
Më shumë se 17 vatra zjarri kanë djegur rreth 115,000 hektarë gjatë 24 orëve të fundit. Mbi 91,000 shtëpi dhe biznese janë pa energji.
Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Sonoma, Napa dhe pesë qarqe të tjera.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka miratuar gjithashtu një deklaratë fatkeqësie, e cila lejon dhënien ndihmës federale emergjente.
Sigal