Ja si do të duket obelisku kuq e zi në qendër të Kavajës

581
KAVAJE – Kavajës i është rikthyer edhe njëherë identiteti si qyteti i parë që solli demokracinë në vitet 90’.
Tashmë ka përfunduar në qendër të Kavajës edhe Obelisku i ri i cili simbolizon kombin shqiptar me ngjyrat kuq e zi.
Pas debateve të shumta, sapo erdhi në krye të qeverisë, kryeministri Rama shembi obeliskun e ngritur nga PD ku ishin gdhendur dy gishtat si symbol i demokracisë dhe e zëvendësoi më këtë obelisk të ri.
Monumenti kuq e zi i cili do të qëndrojë tashmë në qendër të Kavajës e që pritet të inagurohet në 19 qershor nga kryeministri Rama është një vepër e skulptorit Ilirjan Xhixha i cili ka bërë edhe veprën tek sheshi qëndror i Durrësit. 
Sigal