Incident elektoral në Kukës, tentohet të goditet me celular Hasan Halilaj

472
Kur kanë mbetur vetëm një javë nga 21 qershori, kur qytetarët do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive, një incident elektoral është shënuar në Kukës.
Një person është futur me makinë në mes të turmës dhe ka tentuar të prishë takimin duke tentuar të godasë me celular në drejtim të kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Hasan Halilaj.
Incidenti është denoncuar nga dy kryetarët e partive PS, Ylber Duraku dhe Qemal Elezi i LSI në Kukës përmes një deklarate për shtyp po pasditen e djeshme
Bëhet fjalë për një takim elektoral që ishte zhvilluar rreth orës 19:00 të së shtunës 13 qershor në fshatin Shtiqën të Kukësit, që është dhe vendlindja e kandidatit të PD-së Bashkim Shehu .
Qemal Elezi: ‘Erdhi me shpejtësi marramendëse. Makina hyri në mes të turmës, kur unë po flisja, pasi kishte mbaruar prezantimin e platformës kandidati ynë. Në momentin që mora mikrofonin dhe nisa të flisja papritmas pamë një person që na hyri në mes të turmës dhe gjuajti me celular drejt ambientet ku ishte ulur kandidati dhe ne, shoqëruesit e tij. 
Ylber Duraku:“Në mes të takimit një shtetas që ne e njohim fizikisht por nuk e njohim me emër, erdhi me makinë me shpejtësi dhe në gjëndje të revoltuar duke u futur në mes të turmës, dhe po vinte drejt panelit drejtues ku po flisnim. Bashkë me kandidatin ishin dhe dy kryetarët e partive” 
Kryetari i LSI-së e quan incident me prapavijë politike dhe i bën thirrje si deputetit demokrat Flamur Noka dhe kandidatit të djathtë Bashkim Shehu të qetësojnë simpatizantët e tyre.
Qemal Elezi: “Është një nga rastet më flagrante. Kemi bërë një sërë takimesh dhe incidente të kësaj natyre nuk kemi pasur asnjë rast. Ndodhi në qendër të komunës Shtiqën. Më shqetëson më tepër se vendndodhja ku ishim ne është vendilja e kandidatit të PD-së Bashkim Shehu. Kam të drejtën time të plotë që detyrimisht të lidh rastin, ndoshta, se personi që erdhi për të prishur mitingun tonë ka lidhje me politikën. Dikush e ka udhëzuar të prishë takimin tonë. Do ta quaj një veprim të përgatitur nga njerëz të veçantë nga stafi që e shoqëron kandidatin e PD-së.
Kryetari i LSI-së Kukës kërkoi dënimin e personit që shkaktoi incidentin në fshatin që është dhe vendlindja e kandidatit të PD-së Bashkim Shehu dhe i bëri thirrje si deputetit demokrat Flamur Noka dhe kandidatit të djathtë të qetësojnë simpatizantët e tyre.
Qemal Elezi Ylber Duraku
Nga e majta ne te djathte Kryetari i LSI-se Qemal Elezi dhe kryetari i PS-se Ylber Duraku ne Kukes duke denoncuar incidentin
Sigal