Importi dhe rimbursimi fals i insulinës e 54 ilaçeve të tjera, u realizua nga “Omega Pharma”

10
Siç njoftoi zyrtarisht, dy ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen krimit financiar 2.2 milionë euro bërë me rimbursimin e Insulinës dhe të një ilaçi tjetër “jetik” për pacientët, ku realizues ishte bosi i firmës “Omega Pharma” N. Causholli dhe grupi i tij me vartës e bashkëpunëtorë në veprimtari përfitimi të paligjshëm, të arrestuar në datën 31 tetor 2015 dhe të mbajtur në qeli. Por ndërsa prokuroria ka arrestuar dhe mbajtur në burg e ka çuar për gjykim bosin e “Omega Pharma”, ka harruar të çojë përpara drejtësisë edhe dirigjentët dhe mbrojtësit e këtij krimi, të cilët janë kontrabandistë e hajdutë me kollare e poste të larta shtetërore, që e kanë strehën në Ministrinë e Shëndetësisë, madje në kupolën e saj drejtuese. Skandali i zbuluar i “Omega Pharma”, ishte vetëm maja e ajsbergut, pasi në redaksinë e gazetës “Telegraf” kanë mbërritur një informacione për abuzime që do t’i kishin zili edhe bosët e mafies kolumbiane të drogës.
Çfarë ka ndodhru e po ndodh me rimbursimin e Insulinës dhe të 54 ilaçeve të tjerra kryesore? Në Shqipëri janë 3 kompani që sjellin insulinën dhe janë ndër tre kompanitë më prestigjoze dhe më me peshë në botë. Por, janë pikërisht disa nga distributorët dytësorë si “Omega Pharma” etj, të cilët në bashkëpunim me mjekun e familjes dhe farmacistin që bëjnë krimin e rimbursimit fals. Nëse shteti do të gjejë se si ndodh ky abuzim mjafton të marrë recetat e mjekëve dhe farmacitë ku janë shitur insulinat dhe lejet e kontrollet fiktive të ëbra nga ministria për këtë procedurë rimbursimi. Dhe psh., do të konstatoj se një farmaci është furnizuar nga x distributor dytësor me 100 insulina me faturë sa për justifikim. Rezulton se farmacia ka shitur 100 insulina. Në këtë rast, farmacia është në rregull dhe kontrolli verifikon Depon (Distributorin ) dytësor. I kërkon se sa insulina ka blerë nga këto tre depo që e sjellin ? Na del, që depot e mëdha dhe kryesore e kanë furnizuar me 80 copë? fakti që duhet hetuar ëshët ky: Rreth 200 mjekë të ISKSH, kanë si biznes nga 1 farmaci që vetë i lëshojnë recetat , vetë shkruajnë, vetë i ekzekutojnë, duke bërë dy role: mjek dhe farmacist. Kështu që këta janë problemet sepse mbyllin ciklin dhe ISKSH duhet të merret me këto. 
Psh., vetëm për muajin tetor 2013, ISKSH ka rimbursuar afro 1 miliardë lekë për insulinat. Po ta llogarisim për 12 muaj, mesatarisht i bie rreth 12 miliardë lekë rimbursime, ose rreth 8 milionë euro në vit vetëm për 1 artikull. kjo hajdutëri e lejuar dhe e dirigjuar nga kupola e ministrissë së Shëndetësisë, po vazhdon edhe sot që “Omega Pharma” gjendet në burg, madje edhe prej kësaj kompanie e cila 1 muaj më aprë u kap me kontrabandë ilaçesh ën vlerën 400 milionë lekë. Të tre kompanitë, humbasim rreth 4.5 milion euro, të cilat ose duhen konvertuar në insulina, ose janë lekë të grabitura me fatura fiktive, që duhet të kthehen në arkën e shtetit shqiptar. Mos harrojmë se po flasim dhe po llogarisim vetëm për 1 artikull mjeksor. Por skandali vazhdon edhe me tej, kur institucionet, spitalet dhe ISKSH nuk bëjnë transparente detyrimin e tyre institucional, ku të ketë shifra publike se sa rimbursime janë bërë realisht dhe në llogari të cilës firmë, apo kompani. Në Shqipëri harxhohen çdo vit 200 milionë euro për ilaçet, nga të cilat shteti rimburson rreth 65 milionë euro dhe 70% e lekëve dalin nga taksat e qytetarëve. Vetëm ISKSH për vitin 2015 ka pasur një fond prej 209 milionë euro për ilaçe, shërbime dhe pagat e punonjësve të vetë.
“Omega Pharma” fituese e 40% të tenderëve të ilaçeve edhe pas arrestimit të pronarit të saj
Skandali financiar me rimbursimin e ilaçeve, çoi në pranga në datën 31 tetor 2015, pronarin e kompanisë (depos) farmaceutike “Omega Pharma” me qendër në Tiranë, për abuzim me rimbursimin e ilaçeve me receta false për blerje-shitje fiktive të 2 ilaçeve jetike, për 2 sëmundje: “Insulina” për trajtimin e diabetit dhe “Ketosterili” për trajtimin e veshkave. Në skandal-krimin financiar të rimbursimit fals të ilaçeve, zbuluar disa muaj më parë, sipas urdhër-arresteve të prokurorisë së Tiranës, rezulton se janë përfshirë farmaci e firma farmaceutike private, pronarë, drejtues e punonjës të tyre dhe zyrtarë të lartë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, të cilët së bashku, kanë organizuar dhe realizuar një skemë mashtrimi e vjedhje me rimbursimin e ilaçeve, që paguheshin me fonde nga buxheti i shtetit, ose më saktë nga taksat e shqiptarëve. Sipas prokurorisë së Tiranës, epiqendra e organizimit dhe realizimit të kësaj skeme mashtrimi gjigande me mbi 5 milionë euro është kompania “Omega-Pharma”. Tashmë pronari i “Omega Pharma”, drejtuesi teknik, shefja e financës dhe financierja e kësaj kompanie gjenden prej 5 ditësh në prangat e drejtësisë për akuzën e vjedhjes me mashtrim të fondeve të rimbursimit të ilaçeve në shuma të mëdha e në bashkëpunim. Sipas burimeve konfidenciale nga prokuroria e Tiranës, gazeta “Telegraf” u informua dje, se veprimtaria zyrtare e kompanisë “Omega Phrama” me institucionet dhe shërbimet shtetërore është bllokuar qysh ditën e arrestimit të pronarit e punonjësve të saj, konkretisht më 31 tetor 2015. Por po ndodh skandali tjetër që ka lidhje me përfitimet që shteti i jep kompanisë “Omega Pharma”. Sipas dokumenteve zyrtare, rezulton se marrëdhëniet e institucioneve dhe agjencive të shërbimeve shtetërore e për më tepër të ministrave të “Rilindjes” me firmën “Omega Pharma”, jo vetëm nuk janë shkëputur sipas ligjit dhe kërkesës së prokurorisë, por po vazhdojnë normalisht e madje me intensitet si deri sot, me dhënie tenderësh në favor të kompanisë “Omega Pharma”… edhe pas skandalit dhe arrestimit të pronarit e drejtuesve të saj.