I zhdukur prej 3 ditësh, zbulohet identiteti i personit që u gjet në kanalin vaditës

746
Në autostradën Lushnje- Fier në brendësi të një kanali vaditës, është gjetur këtë të dielë trupi i pajetë i një mashkulli i cili tashmë është identifikuar nga policia e shtetit.
Fjala është për Albert Bullgarin, 55 vjeçar dhe banues në Fier.
Prej tre ditësh familjarët e Bullgarit kishin denoncuar zhdukjen e 55 vjeçarit. Këtë mesditë kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë për trupin e pajetë. Ka dyshime se 55 vjeçari është vrarë dhe më pas hedhur në kanalin vaditës, por policia ende nuk ka dhënë detaje të plota në lidhje me këtë ngjarje.
Sigal