I riu nga Vlora kapet duke vjedhur, ja si ai hynte dhe plaçkiste banesat

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një të ri 27 vjecar pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur një banesë.

I arrestuari është shtetasi Arben Guçaj, 27 vjeç, banues në Vlorë.

Ai është futur në banesë me një çelës kopje më qëllim për të vjedhur.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të patrullimit në qytet për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve, Policia ka kapur në flagrancë një person duke vjedhur një banesë !

Arrestohet shtetasi:
– Arben Guçaj, 27 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 10.05.2017, Policia e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë lagjes “Rilindja” ka kapur në kushtet e flagrancës shtetasin Arben Guçaj duke kryer veprën penale të vjedhjes në banesën në pronësi të shtetasit L.B., 35 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autori është futur me celës kopje me qëllim për të vjedhur banesën e shtetasit të mësipërm por Patrulla e Përgjithshme në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Krimit, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë.

Gjithashtu, bëjmë me dije se ky shtetas është person me precedent penal të mëparshëm pasi është dënuar më parë për të njëjtën vepër penale (Vjedhje).

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” neni 134 i Kodit Penal.