Aksident në Durrës/ Makina përplas këmbësorin, dërgohet në spital

307
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1 në Durrës, në rrugën “Taulantia”.

Policia konfirmon se një makinë tip “Ford” ka përplasur një këmbësor, ndërsa ky I fundit po kalonte rrugën.. Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 20.11.2021, rreth orës 17:50, në lagjen Nr.1, Durrës, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. L., ka përplasur shtetasin këmbësor S. V., i cili ndodhet  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.