Floida Kërpaçi: Basha është një kopje e shëmtuar e pushtetit, një njeri pa karakter dhe i shitur

269
Sigal

Nga Floida Kërpaçi

Ja iku Rama, po kush do vijë? Në demokraci kjo pyetje nuk ka vend, mirëpo në fasadë-demokracinë shqiptare, rezulton e kundërta.

Jemi përballur me këtë presion nga qytetarët në çdo ditë të aksionit opozitar 4 vjeçar dhe fushatës elektorale që lamë pas.

Njerëzit donin ndryshimin, e megjithatë shikonin tek lidershipi i opozitës, një kopje të shëmtuar të së keqes në pushtet.

 

Shqiptarët nuk shikonin forcë karakteri dhe vullnet për të mbrojtur interesat e tyre, por shitje të kauzave dhe papërgjegjshmëri për fjalën e dhënë.

Kjo është trashëgimia e kunat-Lulit si kreu i opozitës së bashkuar dhe arsyeja kryesore pse opozita në tërësi dhe LSI si mbështetëse pa kompromis të Opozitës së Bashkuar, morën atë rezultat në zgjedhjet e 25 Prillit.

Për më tepër, duke ndjekur deklaratat me regji nga kampi i PD drejtuar LSI, nuk kam gjetur asgjë të përbashkët me çfarë diskutohej në mbledhjet e grupeve parlamentare PD-LSI, si pjesë e opozitës së bashkuar.

Luli nuk mund të fshihet pas aleatit, sepse nuk e detyruam ne të vijonte 17 Majin, të digjte mandatet, të bojkotonte zgjedhjet, të godiste institucionet, të shkaktonte protesta dhe pastaj të linte opozitarët rrugëve nëpër komisariate.