Aksioni për vjedhjen e energjisë 25 në pranga… vetëm në Tiranë!

553
Sigal

TIRANE – Në ditën e parë të aksionit për vjedhësit e energjisë, Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka zbritur vetë në terren. Ai së bashku me një grup të OSHEE ka ndjekur nga afër aksionin në autostradën Tiranë-Durrës, ku sipas raportit të kompanisë së shpërndarjes në këto zona sasia e energjisë që vidhet nga bizneset është e madhe.

“Po merren masat konkretisht në terren duke filluar nga bizneset të cilat kanë abuzuar me lidhjet e paligjshme thjesht me qëllim fitimin. Do të ketë arrestime për personat përgjegjës dhe çdo ditë do të bëjmë publike numrin dhe emrat e të arrestuarve. Ky aksion ka filluar edhe në rrethe”, deklaroi ministri Gjiknuri gjatë këtij aksioni.

Ministri i Energjitikës paralajmëroi se asnjë abuzues nuk do të tolerohet dhe do të përballet me ligjin.

Biznesi i parë që u kap në flagrancë me lidhje të jashtëligjshme ishte një biznes që prodhon akullore. Shqipëria, sipas llogaritjeve, humbet çdo vit 150 milionë euro nga vjedhja e energjisë elektrike.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje, se ata që vjedhin energjinë do të dënohen me 3 vjet burg, ndërsa bashkëpunëtorët e tyre me 5 vjet.



Në Tiranë arrestohet 25 persona, 18 biznesmene
Sakaq, në kuadër të këtij operacioni në Tiranë janë arrestuar 25  persona, mes tyre 18 pronarë të bizneseve që vidhnin energjinë elektrike dhe 7 familjare. A.D, pronari i një diskoje në kryeqytet u vu në pranga për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Po ashtu, M.K, pronar lavazhi, A.H pronar i një mobilierie, L.B pronar ndërtimi dhe K.LL pranor i një servisi. Janë gjashtë komisariate që operojnë në këtë alsion, ndërsa në listën e monitorimit për këtë të martë janë 80 biznese. Numri i të arrestuarve pritet të ndryshojë, ndërsa ka pasur raste që pronarët e bizneseve që kanë vjedhur energjinë, janë larguar. 


Korçë, 300 lidhje te paligjshme…ne biznese e familje
Në Korçë jane kryer 300 ndërprerje, ku 20% janë biznese dhe pjesa tjetër familjarë. Agim Pili, drejtor i OSHEE për Korçën ka thënë se aksioni do vijojë, ndërsa nuk do ketë asnjë tolerim.

96 % e qytetareve ne Elbasan paguajne faturat, 18 raste ne prokurori

OSHEE e Elbasanit njofton se vazhdon plani i përbashkët me policinë për vjedhesit e energjisë. Në këtë qark 18 raste janë çuar në Prokurori vetëm për muajin tetor. Sipas degës së OSHEE, në Elbasan shlyen faturat në masën 96.2%.
 
Fier, 9 biznese kapen “mat”….mblidhen 190 milione leke nga shlyerja e detyrimeve
Vetëm në ditën e djeshme, -thotë drejtori i OSHEE në Fier Arjan Fasko, në zyrat e kujdesit ndaj klientit dhe në zyrta postare  janë mbledhur 190 milionë lekë. Ai thotë se dhe sot ka një fluks të madh debitoresh për të paguar  faturat e energjisë elektrike. Ndërkohë 9 abonentë janë kapur në flagrancë duke vjedhur energjinë elektrike.