Sherr me thika, plagoset i riu

678
lajmi i fundit
Sigal

Një i ri është plagosur me thikë në Korçë mbrëmjen e sotme.

“Në lagjen nr 17, prapa tregut të shumicës në Korçë, shtetasi A.T, rreth 24 vjeç, dyshohet të jetë dëmtuar me mjet mprehës nga dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis tyre. Shtetasi A.T, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.