Harrojeni Jolezën, këshilltarja e Veliajt vjen me gafën e rradhës

479
Pas fenomenit Jolezë, ushtria e cila i mban ison e gafave vijon me radhë. Kësaj radhe është këshilltarja e Veliajt, e cila ka nxjerrë xhevahire nga goja. Sipas saj, tarracat me lule reduktojnë përmbytjet. Pas kryetares së FRESSH, Joleza Koka, e cila u bë hit në rrjet pasi nuk mbante mend ku ishte zgjuar, tashmë këshilltarja e kreut të Bashkisë, Erion Veliaj, ka thënë se tarracat me lule reduktojnë përmbytjet. Mesa duket, Nevin Bilali i ka dëgjuar me mjaft vëmendje leksionet e kryetarit rreth motit, dhe ka nxjerrë tezën e saj të re, e cila thotë se tarraca e Bashkisë e cila tashmë është shndërruar në një park, do të reduktojë përmbytjet e mëdha, nëse do të ketë reshje shiu. “Tarraca e gjelbër redukton derdhjet e ujit të shirave në trotuare dhe nëpër rrugë, ç’ka do të thotë që është një mënyrë shumë e mirë për të reduktuar këtë sasi të ujit, që derdhet nëpër rrugë në sasi të mëdha dhe në mënyrë të tillë mund të reduktojmë edhe pak përmbytjet”, ka thënë Nevin Bilali.
Sigal