Gjykata lë në burg dy bashkëpunëtorët për vrasjen në Gjirokastër

430
“Arrest me burg” është masa e sigurisë dhënë nga Gjykata e Gjirokastrës për Samuel Jaçen dhe Emiljano Vockën, të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e 23-vjeçarit Dorian Lluka dhe plagosjen e vëllait të tij, Birbil Lluka. Ngjarja në fjalë ka ndodhur tre ditë më parë, në fshatin “Andon Poçi” të Gjirokastrës, ku pas një konflikti mes kushërinjsh për një borxh të pakthyer, Enerik Lluka, autori i krimit, tashmë i shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve, Dorian dhe Birbil Lluka, duke vrarë njërin dhe plagosur rëndë tjetrin. Pas ngjarjes, autori është larguar në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim nga policia, për akuzën e “vrasjes me dashje”.
Sigal