Uji i rubinetit pasuron me 45 mln $ kompanitë private

163
Sigal

Afro 1.6 milionë abonentë familjarë, biznese e ente publike, furnizohen me ujë të ndotur, madje e blejnë ujin përditë. Si u zhukën fondet për impiantet e filtrimit dhe lista me emrat e oligarkëve të ujit që fitojnë 40 herë më shumë se Ndërmarrjet e Ujësjellësit

Ja si afro 1.6 milionë abonentë familjarë, biznese e ente publike, furnizohen me ujë të ndotur, madje dhe e blejnë ujin përditë.

Nga 58 Ujësjellës, 52 nuk kanë fare impiante filtrimi në ujëmbledhës, në depot e Ujit dhe në pikat dalëse të shpërndarjes së rrjeteve, që lëshojnë ujin te konsumatorët, ndërkohë që 15 vitet e fundit, shteti ua ka dhënë nga 2-3 herë fondet për blerjen dhe instalimin e këtyre impianteve.

Në  raportin e bilancit paraprak për vitin 2022, që ka nxjerrë Ministria e Ekonomi-Financave, flitet për rritje të madhe të ardhurash e fitimesh nga linjat dhe fabrikat e ujit, por edhe për shtim të fabrikave dhe shitësve të licencuar me makineta nëpër pallate. Krahasuar shifrat, rezulton se gjatë vitit 2022, linjat dhe fabrikat e ujit, kanë fituar 40 herë më tepër se ujësjellësit e bashkive, ngaqë afro 1.6 milionë abonentë familjarë, biznese e ente publike, furnizohen me ujë të ndotur. Prandaj banorët e blejnë ujin përditë, duke e futur te lista e produkteve të shportës, por edhe në lokale detyrohen ta blejnë, sepse të gjithë ujësjellësit në çdo Bashki, shpërndajnë ujë të ndotur. Aq e vërtetë është ndotja e ujit që vjen në rubinete, sa edhe zyrat e shtetit, të Entit Rregullator të Ujit e Bashkive, të Shëndetit Publik e të AKU, madje dhe zyrat Ujësjellësve blejnë ujë të ambalazhuar, veçse me ndryshimin, se këtyre u paguan shteti, ndërsa qytetarët e paguajnë vetë. Analizat e bëra nga mediat, nga vetë qytetarët dhe rastet e shumta të helmimeve nga uji në Tiranë, Durrës, Berat, Krujë, Vlorë, Kukës, Bulqizë, Fier, Elbasan e Gjirokastër, kanë vërtetuar se uji i rrjetit të ujësjellësve është i 100% i ndotur dhe me rrezik për shëndetin e konsumatorit. Ndërsa pas çdo rasti helmimi apo denoncimi në media, laboratorët e Ujësjellësve, të Bashkive, të Institutit të Shëndetit Publik e madje dhe laboratorët mjeko-ligjor, mashtrojnë sikur uji është i pijshëm; siç vepruan para disa muajsh në Durrës, Krujë, Bulqizë e Lushnje. Fakti është se nga 58 Ujësjellës, 52 nuk kanë fare impiante filtrimi në ujëmbledhës, në depot e ujit dhe në pikat dalëse të shpërndarjes së rrjeteve që lëshojnë ujin te konsumatorët, ndërkohë që 15 vitet e fundit, shteti ua ka dhënë nga 2-3 herë fondet për blerjen dhe instalimin e impianteve -sipas pamfleti. Thuhet se është pazar i bosëve të fabrikave të ujit me bosët e pushtetit, të cilët marrin “llokmat” e ryshfetit nga ky lloj biznesi, por edhe një biznesi monopol i krijuar në Shqipëri, me aktivitet shitje impiantesh filtrimi uji në familje. Sepse, shqiptarët nuk përdorin ujë çezme, madje sakrificën për të blerë ujë fabrikash, po e bëjnë dhe familjet e varfra nga frika e helmimit, sidomos për fëmijët.

2-Lista e kompanive që marrin miliona nga shitja e ujit

Nga shifrat e përpunuara nga  “Scan Intel” del në pah se për vitin 2021 xhiro vjetore e kompanive në total rezulton në 4.5 miliardë lekë. Çdo person duhet të konsumojë 3 litra ujë në ditë dhe për 1 familje me 4 persona, shpenzohen 2500 lekë në ditë ose mbi 75 mijë në muaj. Kësaj vlere duhet t’i shtohet edhe fatura me taksat e Ujësjellësit, ku vlera totale është e barabartë me 1 pension mujor.

 

 

3- Gati drafti nga qeveria: Edhe ujësjellësit do të jepen me koncesion

Qeveria “Rama” parashikon që gjatë vitit 2023 të nisë procedurën e dhënies me koncesion të ndërmarrjeve të ujësjellësve, të cilat përbëjnë një ndër sektorët më jetikë të ekonomisë dhe shoqërisë. Më 27 dhjetor, Këshilli i Ministrave ka miratuar “Programin e përgjithshëm analitik”, ku parashikohet ndër të tjera edhe dërgimi në parlament i projektligjit “Për sektorin e furnizimit me ujë”. Në këtë projekt-ligj parashikohet mundësia e dhënies me koncesion apo me Marrëveshje të Partneritetit Publik-Privat (PPP), të ndërmarrjeve të ujësjellësve. Ideja fillestare për koncesionin e ujësjellësve është hedhur për herë të parë në nëntor të vitit 2019, kur qeveria hartoi një draft dhe e publikoi për Konsultim Publik. Pas më shumë se tre vitesh, qeveria deklaron se projekt-ligji që parashikon dhënien me koncesion të ujësjellësve u vizitua nga 149 qytetarë dhe 183 ekspertë në faqen e internetit të Konsultimit Publik dhe nuk kishte komente apo sugjerime. Ky informacion statistikor i përpunuar nga vetë qeveria e ka bindur Këshillin e Ministrave që të avancojë me projekt-ligjin e ri, të cilin pritet t’ia paraqesë parlamentit në vjeshtën e vitit 2023.Sipas projekt-ligjit, dhënia me koncesion e ujësjellësve do të bëhet mbi bazën e studimeve të hollësishme të fizibilitetit, duke mbajtur në konsideratë faktin që monopoli i shërbimit të furnizimit me ujë të qytetarëve të mos ndikojë negativisht në jetën dhe financat e tyre.Shprehje të ngjashme gjenden edhe në kontratat e tjera koncesionare, sidomos në ato të inceneratorëve. Por, situata me djegësit tashmë është e qartë, se e gjithë iniciativa e qeverisë u pasua me një skemë masive korruptive.Nga ana tjetër, dhënia e koncesioneve të reja rrit riskun e mungesës së kontrollit të tyre. Ministria e Financave, në një raport mbi ecurinë e koncesioneve për vitin 2021, pranoi se nga 228 kontrata PPP, që janë në fuqi, qeveria ka pasur mundësi të monitorojë vetëm 65 prej tyre.