Grevistët e Zharrëzës mbërrijnë në Tiranë, ministria u thotë të zgjedhin një përfaqësi

76
Maratonës së grevistëve të fshatit Zharrëzës, të nisur tre ditë më parë i ka ardhur fundi, ndërsa kanë mbërritur në Tiranë.

Marshimi i tyre ka përfundur me mbërritjen para ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë.

Nga ana tjetër kjo ministri u ka kërkuar grevistëve të zgjedhin një përfaqësi, e cila do të pritet nga nga zv. kryeminstri Peleshi dhe zv. ministri i Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë Ilir Bejtja.

Grevistët kanë përshkallëzuar protestën e tyre për shkak se nuk u janë plotësuar kërkesat për dëmshpërblim dhe reabilitim të banesave.

“Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat tona. Ne kërkojmë dëmshpërblimin e shtëpive në masën 100 për qind dhe rehabilitim të ambjentit, sepse fëmijët tanë janë me karbon në gjak.

Ne do t’i kthehemi grevës së urisë, s’kemi kthim mbrapa, unë do të vetëflijohem atje”, u shpreh një ditë më parë një nga protestuesit.