Agim Hushi: Në protestë jo për mëri personale, por se një ministër akuzoi qeverinë e vet për korrupsion

676
Tenori i shquar Agim Hushi i cili në të shkuarën ka garuar për, dhe ka mbështetur Partinë Socialiste iu bashkua dje protestës së opozitës.

Një ditë më pas në një status të gjatë ai ka argumentuar arsyet e kësaj pjesëmarrje që duket se ka lënë mbresa tek ai, pas mesazheve të panumërta inkurajuese që kanë mbërritur në adresë të tij.

Hushi sqaron gjithashtu se pjesmarrja e tij në këtë protestë nuk ka aspak lidhje me ndonjë mëri personale, edhe pse ai ka plot të tilla me trajtimin që Rilindja i ka bërë atij, porse siç tha ai: “kur një Ministër i qeverisë akuzonte me zë të lartë qeverinë për afera korruptive, shtet të kapur dhe ministra imorale. Duhej të heshtim ne kur personalitete të huaja dalin e thonë hapur se 1 miliard euro të kanabisit do përdoren nga pushteti për të blerë votat… Kush do i dali zot kësaj gjendjeje përveç shqiptarëve! Une si dal zot asnjë force politike por s’mund të hesht dhe mos ti përgjigjem asaj thirrje qytetare të Zotit Basha që pa dallim dasish partiake ti bashkohemi qëllimit të shenjtë për zgjedhje të lira”.

Më poshtë lexoni reagimin e plotë të tenorit Agim Hushi…
Te dashur miq
Ju falenderoj nga zemra për mesazhet tuaja të panumerta dhe suportin tuaj të pakondicionuar.
E ndjejë si detyrim ndaj jush tju informoj persa i perket qendrimit tim ndaj protestës qytetare udhëhequr nga PD.

Se pari une besoj se vlerat e lirise dhe të një shoqerie demokratike maten pikerisht me qytetarine dhe lirine për tu shprehur dhe vepruar.sipas bindjeve.

U bënë një vit që u kthyem në Shqipëri me dëshirën e mirë për të kontribuar dhe sjellë një përvoje 25 vjeçare dhe me plot projekte. 25 vite malli dhe dhimbje për këtë vënd më shndërruan disi në idealist; aq sa nuk e kisha kuptuar kurrë pyetjen që më bëhej çdeshe këtu, apo thënien më të zakonshme që dëgjoja ky vend nuk bëhet!

Kam komunikuar shpesh me ju miq të dashur se çduhet të bëj; të rri të luftojmë sëbashku për një Shqiperi ndryshe apo të kthehem andej nga erdha; në vënd të huaj.

Duke qënë optimist si natyrë, duke parë punën e bërë në drejtim të rendit dhe disa arritjeve të shtetit ligjor besoja se kishte dhe ka shpresë ky vend! 

Personalisht pata disa zhgënjime nga Rilindja por dua tju siguroj se ky hap i imi duke iu bashkuar protestës së qytetarëve shqiptar nuk ka absolutisht me qefë mbetjen time personale për një padrejtesi të hapur që mu bë nga Ministrja e Kultures dhe Z Rama që preferuan të riciklonin një ish të hequr për abuzime fondesh në vënd të programit dhe CV time.

Të ishte ashtu smë pengonte asgje të dilja hapur qysh në shtator.
Por nese dikush mendon se une dhe qytetarët syhapur shqiptare duhej të blenin teatrin me diaspore kur une dhe plot si mua, pjese e sukseshme e diaspores shqiptare dhe këtu gjenim një arrogance shtetrore të përfaqësuar me shtetar mediokër e mëndjemëdheh…ndërkohë që miqt e mijë nëpër botë më tregonin se Shqipëria zinte nga vendet e para për azilkërkues ndërkoh që politikanët shqiptarë jepnin leksione botës…

A duhej të heshtja unë dhe shqiptarët
kur një Ministër i qeverisë akuzonte me ze të lartë qeverinë për afera korruptive, shtet të kapur dhe ministra imorale.
Duhej të heshtim ne kur personalitete të huaja dalin e thone hapur se 1 miliard euro të kanabisit do përdoren nga pushteti për të blerë votat…
Kush do i dali zot kësaj gjendjeje përveç shqiptarëve!

Une si dal zot asnje forcë politike por smund të hesht dhe mos ti përgjigjem asaj thirrje qytetare të Zotit Basha që pa dallim dasish partiake ti bashkohemi qellimit të shenjtë për zgjedhje të lira. Skam arsye të mos i besoj kësaj divize të PD që mbi të gjitha ka qenë partia e ëndrrave tona të dhjetorit, anëtarë i secilës ka qënë dhe vetë Zoti Rama.

Une sjam anëtar i asnjë Partie por ftesea dhe respektit të zotot Basha do ti përgjigjem me obligacionin tim si qytetar i këtij vendi duke qenë i lire, me vullnetin tim të plotë dhe me cilesitë dhe bindjet e mia!

Ju siguroj se mbeta i mahnitur nga qytetarët që mbushnin çadrën e protestës. Histori që të bëjnë krenarë të jesh shqiptar por dhe të trishtojnë që udhehiqen nga një shtet me sytë e zënë nga luksi dhe aferat .

Ndihem krenarë që jam në anën e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, pavaresisht dasive të gjykimit shqiptar për këtë lëvizje.

Jam gjithashtu i prekur nga kultura qytetare që përfaqson kjo proteste pavaraisht se në mes qytetarëve futet dhe ndonjë figure që na kujton se si kjo protestë nuk duhet të jetë.

Faleminderit dhe mirnjohje
Sigal