Ndeshja Shqipëri-Serbi, Ambasada e SHBA-së paralajmëron amerikanët

618
Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët amerikanë që të tregohen vigjilentë ditën e enjte, kur do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi.
“Autoritetet shqiptare presin turma të mëdha në ndeshje dhe në zonat publike kudo në Shqipëri, duke përfshirë sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Do të ketë mbyllje të kufizuara të akseve rrugore në qendër të Tiranës dhe trafiku do të jetë i rënduar në autostradën midis Tiranës dhe Elbasanit. Edhe pse autoritetet shqiptare do të marrin masa parandaluese për të siguruar rendin publik, u kujtojmë qytetarëve amerikanë se ngjarje publike mund të bëhen ndonjëherë të çrregullta. Nëse ju vendosni për të marrë pjesë në ndeshje ose në një shesh publik, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për vendbanimin tuaj, të mbani një nivel të lartë të vigjilencës, dhe të keni një plan për mënyrën se si të largoheni nga zona shpejt, por në mënyrë të rregullt, nëse do të lindë nevoja”, thuhet në mesazhin e sigurisë drejtuar shtetasve amerikanë.
Sigal