Greva e të burgosurve të Drenovës në ditën e dytë

543
Që prej së enjtes, 150 të burgosurit e burgut të Drenovës kanë refuzuar ushqimin dhe akuzojnë administratën e burgut se po ushtron presion mbi të burgosurit që të ndërpresin grevën e urisë. Pasditen e të premtes, të gjithë të burgosurit që u konsideruan organizatorë të grevës, u transferuan nga Drenova në burgje të tjera. Shtetasit Markel Busho dhe Ervin Xhacka u transferuan në burgun e Burrelit, Gentian Kosta në burgun e Lezhës dhe Klajdi Stefa në burgun e Peqinit. Drejtues të burgut thanë se greva e urisë është në tejkalim të rregullores së burgut dhe refuzimi i ushqimit cënon rendin dhe sigurinë në institucionin e vuajtjes së dënimit. Kujtojmë këtu faktin se një ditë më parë, të burgosurit i kanë paraqitur administratës së burgut dhe Ministrit të Drejtësisë një kërkesë me 6 pika, nëpërmjet të cilave kërkohet ndryshimi i disa neneve të Kodit Penal.
Sigal