Grabitet një shtëpi në Korçë

596
Një banesë është grabitur ditën e sotme në Krocë nga persona ende të paidentifikuar.
Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen nr.4 të qytetit. 
Grabitësit kanë shfrytëzuar faktin se pronarët e shtëpisë kanë qenë në punë, duke bërë që ata të futen në banesë të pashqetësuar dhe ta grabisin atë.
Deri tani, nuk bëhet e ditur se çfarë kanë mundur të marrin grabitësit, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Sigal