Kamioni përmbyset në aksin Përrenjas-Librazhd, bllokohet totalisht qarkullimi

67
Sigal

Në aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Përrenjas-Librazhd.

Mësohet se nga aksidenti është përmbysur një mjet i tonazhit të rëndë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:45 në vendin e quajtur ‘Ura e Xhyrës’.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se policia dhe grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.

Kamioni i përmbysur ka bllokuar të gjithë gjerësinë e rrugës, duke paralizuar kështu totalisht kalimin e mjeteve të tjera.