Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë

142
Sigal

Personi më i vjetër në botë, murgesha franceze Motra Andrée ka ndërruar në moshën 118-vjeçare.

Lucile Randon lindi në vitin 1904 dhe mori emrin e motrës Andrée kur iu bashkua një urdhri katolik bamirësie në 1944-ën.

Motra Andrée vdiq në orët e para të mëngjesit të së martës në një shtëpi të moshuarish në Francë. Vitin e kaluar ajo i mbijetoi infektimit me Covid.

Ajo ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës shërbimit fetar. Para se të bëhej murgeshë, ajo kujdesej për fëmijët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas kaloi 28 vjet duke u kujdesur për jetimët dhe të moshuarit në një spital.

Në vitin 2020, Andrée u shpreh se nuk e kishte idenë se si kishte jetuar kaq gjatë. “Nuk e kam idenë se cili është sekreti. Vetëm Zoti mund të përgjigjet në këtë pyetje. Unë kam pasur shumë pakënaqësi në jetë dhe gjatë luftës 1914-1918 kur isha fëmijë, kam vuajtur si të gjithë të tjerët.”

Motra Andrée pëlqente shumë çokollatën dhe verën. Ajo pinte një gotë verë çdo ditë, ka konfirmuar CNN.

Personi më i vjetër në botë tani është 115-vjeçarja María Branyas Morera e cila jeton në Spanjë.